Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgje Ivanov ka pranuar të rikandidohet për president

Gjorgje Ivanov ka pranuar të rikandidohet për president

25 Shkurt – Ivanov ka zgjedhur që ta pranojë iniciativën e ngritur nga një grup intelektualësh dhe që mori përkrahje nga qytetarët

Presidenti aktual i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov do të kandidohet për një mandate të dytë për president.

Ivanov ka zgjedhur që ta pranojë iniciativën e ngritur nga një grup intelektualësh dhe që mori përkrahje nga qytetarët. Pritet që sot në orën 13 Ivanov ta shqiptojë vendimin e tillë.

Kandidati për kryetar të shtetit nga VMRO DPMNE-ja do të zgjidhet në Konventën e partisë nga 1300 delegatët e saj, më 1 mars, ndërkaq afati më dorëzimin e kandidaturave zgjat deri të mërkurën.

Deri më tani në VMRO DPMNE për kandidat presidencial ka konkurruar profesori Jove Kekenovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *