Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe, Fatmir Dehari braktisë ceremoninë (VIDEO)

Gjuha shqipe, Fatmir Dehari braktisë ceremoninë (VIDEO)

Kërçovë, 22 Shkurt – Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, në mënyrë demonstrative ka braktisur eventin e rëndësishëm të vurjes së gurthemelit për fillimi e aktiviteteve ndërtimore për austradën Kërçovë-Strugë, në lokacionin fshati Izvor, të Kërçovës.

Kreu i Kërcovës tha se për shkak të mungesës së gjuhës shqipe, nuk do të merrë pjesë në këtë evenimet të rëndësishëm të “Korridorit 8”.

“Nuk marrë pjesë bashkë me stafin e Komunës së Kërçovës, për shkak se nuk është respektuar Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, respektivisht se të gjitha mbishkrimet janë vetëm në gjuhën maqedonishte, ndërkohë që mungon gjuha shqipe”, tha kryetari Fatmir Dehari, në momentin që po bëhej gati, së bashku me stafin dhe këshilltarët, ta braktisë inaugurimin e fillimit të punimeve për autostradën.

Përndryshe, për realizimin e këtij projekti, është e angazhuar kompania kineze “Sajnohidro Korporejshën Limited” ndërsa do të kushtojë 274 milion euro.

Gjatësia e autostradës është 56,7 kilometra. Do të ketë dy korsi, me gjërësi prej 3,75 metrash, një korsi për tu ndalur veturat prej 2,5 metrash.

Midis dy korsive do të ketë një brez ndarës prej 3 metrash. Autostrada do të lidhet me 6 rrugë të epërme dhe 13 rrugë të poshtme, do të ketë 22 ura si dhe një tunel në dy drejtime në brezin malor Preseka me gjatësi prej 1.990 metra.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *