Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar: 7 të lënduar në aksident të rëndë trafiku

Gostivar: 7 të lënduar në aksident të rëndë trafiku

15.02.2014… Rëndë janë lënduar Е.I.(24), i cili po e drejtonte makinën BMW, pastaj shoferi i “OPEL Zafira” О.К (44), si dhe njëri nga bashkëudhëtarët N.S.(21).

Në një aksident të rëndë trafiku, që ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “JNA” në Gostivar, në dalje të qytetit në drejtim të Mavrovës (në afërsi të pikës së karburantit ‘Makpetrol’), janë lënduar shtatë persona nga të cilët 3 më seriozisht, ka njoftuar zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Marjan Josifovski. Në aksident janë përplasur dy makina më targat të Gostivarit, njëra e tipit “BMW” dhe tjetrat e tipit “OPEL Zafira”, në të cilat kishte gjithsejt 7 persona. Të gjithë personat janë lënduar, ka njoftuar agjencia e lajmeve “MIA”.

Rëndë janë lënduar Е.I.(24), i cili po e drejtonte makinën BMW, pastaj shoferi i “OPEL Zafira” О.К (44), si dhe njëri nga bashkëudhëtarët N.S.(21). Që të tre janë dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në klinikat e Shkupit, ndërsa të tjerët pas marrjesë së trajtimit mjekësorë, janë lëshuar për mjekim në shtëpi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *