Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar, helmohen nxënësit e shkollës së mesme ekonomike (VIDEO)

Gostivar, helmohen nxënësit e shkollës së mesme ekonomike (VIDEO)

Gostivar, 14 shkurt – Sot rreth orës 15 në objektin e shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit, persona të panjohur kanë hedhur një gazë në brendinë e shkollës me ç’rastë kanë marrë helmim një numër i madh i nxënësve.

Bëhet fjalë për dhjetëra nxënës, ndërkohë që ata që janë në gjendje më të rëndë shëndetësorë janë transferuar në qendrën klinike në Shkup, konkretishtë 7 nxënës dhe 4 profesorë, të cilët sipas informatave tona do të mbahen në qendrën toksikologjike deri nesër në mëngjes. Ndërsa të tjerët janë ndalur për kurim në qytetin e Gostivarit. Në mesin e të helmuarve ka edhe profesor të shkollës në fjalë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po heton rastin. Edhe ekipi i Televizionit Koha është në vendngjarje dhe me informata më të hollësishme do t’ju njoftojmë në vazhdim.

Bejta: Kjo eshte veper antinjerezore

Kryetari i komunes se Gostivarit, Nevzat Bejta, drejtori i Spitalit, Ferit Muca, drejtori Shtepise se Shendetit, Jamin Sinani, Komandanti i SP Policor, Naim Aliu jane per momentin ne Njesine Urgjente ne Gostivar, per ta pa nga afer gjendjen me te helmuarit e shkolles ekonomike ne Gostivar.
“Sot sipas infomacioneve qe I kam marre nga drejtori shkolles ekonomike ne Gostivar, ne ora 15:10 minuta, kur nxenesit kane qene duke ndjekur procesin mesimor kane filluar te paraqiten simptoma te kollitjes, djegjes se syve dhe menjehere I morrem masat, I larguam nxenesit nga shkolla, I nxorem jasht. Eshte nje helm I cuditshem, I padukshem. Ju lejm institucioneve qe te bejne hulumtime se cfare helmi behet fjale per nje helm pa ngjyre, as tymosje, asgje. Nje pjese e nxenesve nuk ndjehen mire, eshte numri I vogel. Kater nxenes I kemi derguar urgjentisht per ne Kliniken e Shkupit, 2 nxenes pasi e moren ndihmen ne Spitalin e qytetit jane kthyer ne shpi, jane 5 profesor dhe drejtori I shkolles Kasam Kasami, edhe ai eshte I prekur nga ky helm. I kemi ndermarre te gjitha masat qe tju dalim ne ndihme nxesesve dhe mesimdhensve. Do shohim si do rrejdh situata. Parapergatijet jane bere dhe jam ketu me te dy drejtoret, edhe ne Kliniken e Shkupit jane bere te gjitha pergatitjet, policia eshte ne vendin e ngjarjes, edhe prokuroria eshte ne vendin e ngjarjes. Jemi duke I beret e gjitha hulumtimet per te zbuluar vepruesin I cili ka bere nje veper antinjerezore ndaj femijeve tane ne qyetein e Gostivarit. Behet fjale ne ndrrimin kur mesimi eshte duke u zhilluar nga nxenesit shqiptar dhe te gjithe nxenesit qe jane te prekur nga ky helm I panjohur jane shqiptar”, tha kryetari Bejta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *