Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar: Lëndohen 7 persona në aksident (VIDEO)

Gostivar: Lëndohen 7 persona në aksident (VIDEO)

Gostivar, 15 shkurt – Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “JNA” në Gostivar, në dalje të qytetit në drejtim të Mavrovës (në afërsi të pikës së karburantit ‘Makpetrol’), janë lënduar shtatë persona nga të cilët 3 më seriozisht, ka njoftuar zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Marjan Josifovski.

Në aksident janë përplasur dy makina me targa të Gostivarit, njëra e tipit “BMW” dhe tjetra e tipit “OPEL Zafira”, në të cilat kishte gjithsej 7 persona. Të gjithë personat janë lënduar.
Tre persona janë dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në klinikat e Shkupit, ndërsa të tjerët pas marrjes së trajtimit mjekësorë, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Gjat ditës së djeshme rrethë orës 13 e 50 minuta në rrugën Jashtë Vardarit 18 vjeçari M.D. nga fshati Çellopek ka qenë i lënduarë nga një mjet i vjetër në anën e djathtë të trupit, ku me këtë raste ka marë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin klinik të Shkupit, ndërsa M.D. 20 vjeçar ka marë lëndime të lehta trupore dhe është lëshuarë për kurim shtëpiak. Disa persona janë thiturë për bisedë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit njoftojn nga SPB-ja e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *