Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar: Pritet të publikon rezultatet e analizave (VIDEO)

Gostivar: Pritet të publikon rezultatet e analizave (VIDEO)

Gostivar, 17 shkurt – Vazhdojnë hetimet për helmimin e 60 nxënësve dhe profesorëve në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar.

Drejtori i Klinikës toksikologjike në Shkup, Andon Çibishev tha se nesër duhet të publikohen rezultatet e analizave. Nga Ministria e Brendshme thonë se të gjitha pamjet nga kamerat në shkollë dhe të gjitha bisedat e policisë janë dorëzuar në Prokurorinë Publike në Gostivar e cila merret me hetimet. Por nga prokuroria e Gostivarit nuk duan që të flasin publikisht për hetimet. Zhvillimet rreth helmi8mit të nxënësve në Gostivar i kanë komentuar edhe partnerët e koalicionit qeveritar Ahmeti dhe Gruevski.

“Unë kam biseduar me të gjitha autoritetet që merren me hetimin e lëndës, jam në kontakt me të gjithë funksionarët kompetent që punojnë në këtë drejtim dhe ne do të presim rezultatet e hetuesisë se çfarë do të thonë ata. Jo nuk kam ndonjë ide apo qëndrim kur flitet me të panjohura kur flitet, unë jam në komunikim me autoritetet zyrtare”, tha Ali Ahmeti, Kryetari i BDI.

“Unë për këtë rast kam mendimin tim privat, por nuk dua ta them para se autoritetet kompetente, para së gjithash MPB-ja dhe ekipi mjekësor të dalin me informacione përfundimtare”, u përgjigj kohë më parë Nikolla Gruevski, kryeministër.

Të helmuarit të cilët ishin hospitalizuar në Klinikën e toksikologjisë në Shkup gjatë fundjavës u liruan për në shtëpi. Ndërkohë që është situata është normalizuar në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit, dhe procesi mësimor ka vazhduar pa probleme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *