Home / Lajme / Maqedoni / Gostivarasit: Helmimet akt terrorist, na rikujtojnë Kosovën

Gostivarasit: Helmimet akt terrorist, na rikujtojnë Kosovën

Gostivar, 15 shkurt – Banorët e Gostivarit janë të tmerruar nga helmimi i nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme ekonomike nga gazra toksike, të lëshuara sot pasdite nga persona të panjohur.

Në qytet po mbretëron një shqetësim dhe një ankth për këtë situatë të krijuar, ku në shënjestër kanë qenë fëmijët duke ndjekur procesin mësimor, informon INA.

Një pjesë e banorëve kanë shprehur revoltë dhe mllef ndaj këtyre akteve terroriste në shkollë.

“Këto janë akte terroriste dhe duhet reaguar. Institucionet nuk duhet të flenë, por të reagojnë. Derisa në një aksident Gruevski dhe ministrat e tij shkojnë dhe vizitojnë viktimat, në këtë rast duhet një mobilizim më i fuqishëm i shqiptarëve dhe të kërkohet me ngulm hetimet dhe zbardhja e këtij akti makabër”, thekson Sinani, një gostivaras, i cili shprehë mllefin e tij në rrjetet sociale në facebook.

Në mesin e gostivarasve dhe opinionit më të gjerë shqiptarë, këto skenarë rikujtojnë helmimet e nxënësve në shkollat e Kosovës në vitet e 90-ta.

Si ndodhën helmimet e nxënësve në Kosovë

Helmimet në Kosovë me gazra toksike në pranverën e vitit 1990, rezultuan si një doktrinë shfarosëse e përgatitur nga shërbimi sekret ushtarak serb, ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje në entet parashkollore.

Në marsin dhe prillin e vitit 1990, më shumë se 7,000 fëmijë shqiptarë të shkollave të Kosovës kërkuan ndihmën mjekësore nëpër qendrat mjekësore të Kosovës dhe ambulanca të improvizuara me shenja helmimi e spazma në stomak dhe gjymtyrë , marramendje, skuqje të veshëve , të vjella, të ngjethura , etj. Mjekët serb në disa spitale refuzonin që të pranonin fëmijët e helmuar.

Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte “një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”.

Por, ekspertët e huaj ( p.sh. Bernard Benedetti e Medicins du Monde ), bazuar në rezultatet e analizave të gjakut njoftuan se nxënësit ishin helmuar me gazra toksike nervore dhe se ato ishin vepra të agjenturës serbe, kryesisht asaj ushtarake, që po vepronte si më e fuqishme në kuadër të shërbimeve sekrete UDB dhe KOS.

Mjekët serb atëkohë thyen rëndë kodeksin dhe “Betimin e Hipokratit”, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë, pasi që sipas pretendimeve të tyre nuk bëhet fjalë për helmime.

Në muajin qershor të vitit 1990 në një simpozium të mbajtur në Zagreb me temën “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore”, ku morën pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga mbarë Jugosllavia doli konstatimi dhe verifikimi se bëhej fjalë për helme toksike.

Në këtë simpozium mori pjesë edhe Kryetari i Komisionit të Dytë Federativ për çështje të helmimeve në Kosovë. Anton Dolenc, ekspert i Mjekësisë Ligjore nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i rinisë shkollore.
Anton Dolenc, i cili vetë kishte nënshkruar Raportin e Dytë Federativ, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të dytë Federativ, në formë publike u distancua nga ai raport, duke deklaruar se ai u përpilua në shpejtësi, brenda 24 orëve dhe se kishte pasur presion që të bëjë një gjë të tillë]. Diskutimi i Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të rrallë, u hodh poshtë, nga se si thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psikik masiv dhe se këtij induksioni i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeçare. Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore të Kosovës (në qytetin e Gjakovës), e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar: “Më duhet të sajoj diçka”.“

Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Franjo Pllavshiqit, toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi.

Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e mjekut francez Benedetti, i cili tha: “Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës me gaz deri tani të pa identifikuar”. Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipas tij, “ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak”.

Ky akt i turpshëm dhe terrorist i sigurimit sekret serb ende shkon pa u ndëshkuar ndërkombëtarisht.

Vala e helmimeve kapur qindra nxënësve shqiptarë dhe studentët në Kosovë dhe qytetin verilindor të Kumanovës në 1990-1991 . Ngjarja e ndjekur një model që është përdorur për më shumë se 20 vjet nga serbët ndaj rinisë shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *