Home / Sport / Gostivari pësoi disfatë nga Teteksi

Gostivari pësoi disfatë nga Teteksi

Pjesa e parë ishte e barbartë dhe e njëjta u mbyll me barazim pa gola, mirëpo në pjesën e dytë pas disa ndryshimeve të bëra nga ana e trajnerëve të të dyja skuadrave, më të suksesshëm u treguan futbollistët tetovarë të cilët arritën të shënojnë dy gola.

Gostivari ka pësuar disfatë në ndeshjen kundër Teteksit të zhvilluar sot në lagjen e Karposhit në Shkup. Të përzgjedhurit e trajnerit Mitev pësuan disfatë me rezultatin 2:0, edhe atë pas golave të shënuar vetëm në pjesën e dytë.Pjesa e parë ishte e barbartë dhe e njëjta u mbyll me barazim pa gola, mirëpo në pjesën e dytë pas disa ndryshimeve të bëra nga ana e trajnerëve të të dyja skuadrave, më të suksesshëm u treguan futbollistët tetovarë të cilët arritën të shënojnë dy gola.Fillimisht në minutën e 50-të Simeon Hristov shënoi për 1:0, ndërkohë nuk zgjati shumë dhe 5 minuta më vonë Marjan Belçev shënoi edhe golin e dytë.Përveç këtij takimi, sot u zhvillua edhe takimi ndërmjet EuroMilkut dhe Javorit, ndeshje kjo që u mbyll me barazim pa gola.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *