Home / Lajme / Maqedoni / Grabiten 30.000 euro dhe stoli ari me vlerë mbi 100 mijë euro

Grabiten 30.000 euro dhe stoli ari me vlerë mbi 100 mijë euro

Kumanovë, 14 shkurt – Mbi 30 mijë euro dhe stoli ari me vlerë prej rreth 100 mijë eurove janë grabitur dje në një banesë në Kumanovë.

Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kanë hyrë në banesën e 64 vjeçarit N.S në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë.

Siç bëhet e ditur, grabitësit kanë gjetur arkën e pronarit të shtëpisë ku kanë qenë 30 mijë euro, stoli ari dhe një pistoletë, dëm i shkaktuar nga gjithsejt prej 100 mijë euro.

Policia e Kumanovës theksoi se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e kësaj grabitje. Në këtë komunë së fundi janë shtuar grabitjet, ku disa ditë më parë janë grabitur shtëpi tjera, ndërsa është grabitur edhe një artari, nga ku është tërhequr arka me stoli ari me një vlerë prej 100 mijë eurove. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *