Home / Lajme / Maqedoni / Gripi merr viktimën e katërt, shkollat do të mbyllen përkohësisht?

Gripi merr viktimën e katërt, shkollat do të mbyllen përkohësisht?

14 shkurt – Rritja alarmante e personave të infektuar nga gripi, ka gjasa të imponojë mbyllje të përkohshme të shkollave në Maqedoni.

Kështu njoftojnë burime të “lajmpress.com” në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Ata thonë se janë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, para sjelljes së vendimit.

Autoritetet shëndetësore sot kanë njoftuar se gripi në Maqedoni ka marrë edhe viktimën e katërt.

Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik flasin se vetëm këtë javë nga gripi janë prekur 3.156 persona. Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në Kavadar, kurse pjesa më e madhe e të prekurve janë të moshës 15-64 vjeç.

Parashikimet flasin se edhe javën e ardhshme do të shënohet rritje e numrit të griposurve, sepse pritet temperatura të larta për këtë periudhë të vitit, që mund të shkojnë deri 20 gradë. (Almakos)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *