Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski vizitoi nxënësit dhe profesorët e helmuar

Gruevski vizitoi nxënësit dhe profesorët e helmuar

Shkup, 15 shkurt – Kryeministri Nikolla Gruevski ka vizituar nxënësit e helmuar shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit.

Gruevski ka qëndruar pranë nxënësve dhe profesorëve të helmuar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, ku ai është informuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Gruevski i është shmanguar pyetjeve të gazetarëve. Por, drejtori i kësaj klinike, Andon Çibishev i cili po shoqëronte Gruevskin deklaroi para gazetarëve se të gjithë nxënësit dhe profesorët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe se po bëhen analizat e tyre për të vërtetuar llojin e gazit helmues.

“Të gjithë kanë një fotografi të lehtë të helmimit dhe simptome jo të rrezikshme”, deklaroi specialisti i toksikologjisë, Çibishev. Në këtë klinikë janë pranuar shtatë nxënës dhe pesë profesorë të shkollës së mesme ekonomike ‘Gostivari’ në Gostivar. Sipas deklaratave të drejtorisë së shkollës, person i panjohur rreth orës 15:00 ka hedhur një gaz të panjohur në shkollë, duke shkaktuar helmimin e nxënësve. Policia ka theksuar se po punon në ndriçimin e rastit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *