Home / Lajme / Maqedoni / Hasap sistemi shumë pak implementohet (VIDEO)

Hasap sistemi shumë pak implementohet (VIDEO)

Tetovë, 20 shkurt – Implementimi i sistemit Hasap ka qenë temë e diskutimit në panelin që është zhvilluarë të enjten në Tetovë, i organizuar nga Agjensioni për ushqim dhe veterinari.

Sipas Lençe Jovanovskës përfaqësuese e këtij agjencioni do të organizohen 24 punëtori ku 12 prej tyre do të jenë në Shkup ndërsa disa të tjera do të mbahen në komunat tjera të Maqedonisë. Sipas Jovanovskës qëllimi është që objektet hotelerike të njoftohen me implementimin e sistemit HASAP që ta aplikojnë të njejtën duke u siguruar edhe qytearëve të Maqedonisë një ushqim më të sigurtë në këto objekte. Sipas saj,në këtë agjencion janë të rregjistruar 12 mijë veprimtari të ndryshme, prej të cilëve 4500 janë në sferën e objekteve hotelerike. “Në bashkëpunim me këta subjekte vazhdimisht organizojmë trajnime dhe japim këshilla për vendosjen e sistemit HASAP. Qëllimi është që këta veprimtari të ofrojnë ushqime dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët”, thotë ajo. Jovanovska, nënvizoi se në bazë të hulumtimeve të deritanishme shumë pak kompani kanë vendosur sistemin HASAP dhe pikërisht për këtë ata edhe nuk mund të aplikojnë nëpër projekte të ndryshme.“Kjo punëtori ka për qëllim që të gjithë ata të cilet meren me shërbime hotelerike të implementojnë sistemin HASAP sepse në bazë të një hulumtimi në vitin 2013 shërbimet hotelerike shumë pak e kanë të vendosur këtë sistem ndërsa edhe ato që e kanë vendosur të njejtën e kanë bërë me shumë mangësi”, tha Jovanovska.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *