Home / Lajme / Maqedoni / Helmimet në Gostivar, reagon opozita (VIDEO)

Helmimet në Gostivar, reagon opozita (VIDEO)

15 shkurt – Kanë reaguarë edhe partitë politikë për helmimin e nxënësve të shkollës ekonomike të Komunës së Gostivaritë kanë reaguarë edhe partitë politike dhe shoqatata joqeveritare.

Sipas RDK-së ky fenomen është mirë i njohur për shqiptarët nga helmimet e nxënësve shqiptarë në Kosovë në vitet 89 dhe 90 të shekullit të kaluar.“Kjo vepër e shëmtuar që prek shpirtin dhe zemrën e çdo shqiptari na ballafaqon me të vërtetën e hidhur se shkollat publike sot nuk garantojnë as kushtin më elementar të sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tonë përkundër faktit që shpenzimet e sigurimit të shkollave i bartin prindërit shqiptarë dhe jo qeveria dhe komuna. Në këto momente të vështira për Gostivarin, për të rinjët dhe të rejat shqiptare, lus Zotin e madhërishëm për shëndetin e tyre duke shpresuar se këta duar të zeza që prekin mbi pasurin dhe vlerën tonë më të shenjët –RININ SHQIPTARE do të marrin dënimin e merituar nga ZOTI dhe drejtësia”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Ka reaguarë edhe deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu duke akuzuarë partitë shqiptare se janë fajtorët kryesorë për rrahjet e vazhdueshme dhe malltretimet që u bëhen shqiptarëve nga maqedonasit.

Edhe zyrtarë të lartë të BDI-së kanë vizituar mbrëmë nxënësit e helmuar të shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit. Ajo është e udhëhequr nga zv/kryeministri Musa Xhaferi, ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi si dhe zv/ministri i Arsimit Safet Neziri.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *