Home / Lajme / Maqedoni / Huliganët maqedonas sulmojn banorët e fshatit Llokë të Sarajit

Huliganët maqedonas sulmojn banorët e fshatit Llokë të Sarajit

Shkup, 01 shkurt – Dhjetra persona të panjohur rreth orës 22 kanë sulmuar fshatin Llokë të Komunës së Sarajit, dhe kanë demoluar disa vetura dhe kamionë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Deri pak çaste më parë me kërkesë të banorëve të fshatit Llokë, siç mer vesh Almakos është realizuar një takim në mes kryetarit të Komunës së Sarajit, Bekim Muratit si dhe kryetarit të Komuës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrevski në ambientet e Komunës Gjorçe.

Po ashtu prezent në bisedat që janë zhvilluar mes banorëve të Llokës dhe kryetarëve të dy komunave ka qenë edhe zv/ministri i MBP-së, Zemri Qamili, si dhe shefat e policisë të atij rajoni.

Almakos mëson se banorët e fshatit Llokë kanë kërkuar nga përfaqësuesit menjëherë të gjinden dhe të dënohen maksimalisht shkaktuesit e incidentit të mbrëmjes së djeshme. Ndërkaq, zyrtarët e komunave dhe institucineve të rendit publik kanë garantuar se do të angazhohen për kapjen e autorëve të aktit të shëmtuar, duke theksuar që me rëndësi është në këto momente të ruhet gjakëftotësia me qëllim që situata mos të eskaloj.

Edhe para disa muajsh fshati Llokë ishte në shënjestërën e huliganëve, por në atë kohë nuk u thyen xhamat e veturave e as u sulmuan shtëpitë, mirëpo ndodhi diçka e trishtë iu vu flaka urës së drurit që lidhte këtë fshat me Gjorçe Petrovin

Sipas banorëve sulmi është kryer nga huliganë maqedonas të cilët kanë sharë dhe ofenduar në baza etnike banorët shqiptarë të këtij fshati.

Përderisa një grua ka përcjellur deri në portën e shtëpisë djalin e saj të mitur, paprimtas para derës i ishin shfaqur për rreth 60 huligan maqedonas, ku sipas banorëve të fshatit kanë bërtitur: Vdekje shqiptarëve. Në ato çaste kur ishin dëgjuar bërtimat ishin alaramuar burrat e këtij fshati, dhe si pasojë huliganët maqedonas ishin larguar me vrap. Megjithatë, mbetet e paqartë edhe përskaj deklaratave të banorëve se çfarë kanë tentuar të bëjnë huliganët maqedonas që ishin afruar deri te porta e shtëpisë së shqiptarit?

Banorët kanë kërkuar masa urgjente për gjetjen e autorëve të sulmit, dhe kanë paralajmëruar se ata vetë do të organizohen për të mbrojtur pronat e tyre. Edhe kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati i ka bër thirrje organeve të rendit që të zbardhin sa më shpejtë këtë rast, me çka do të parandalohej përshkallëzimi i mëtejshëm i gjendjes. Në fshatin Llokë jetojnë rreth 100 familje, ndërsa incidente si ky i sotmi kanë ndodhur edhe më parë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *