Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahim Ismaili mbrëmë është vrarë në lagjen Çento të Shkupit

Ibrahim Ismaili mbrëmë është vrarë në lagjen Çento të Shkupit

27 Shkurt – Jozyrtarisht, mësohet se dy persona në rrugën Alija Avdoviq me armë automatike kanë shtënë ndaj veturës Mercedes ku edhe është gjetur i vdekuri

Një person është vrarë mbrëmë në rrugën Alija Avdoviq në lagjen e Shkupit Çento. Sipas informatave të para vrasja ka ndodhur mbrëmë në orën 22. Organet hetuese kanë vërtetuar se Ibrahim Ismaili banor i Hasanbegut është personi i vrarë mbrëmë në Çento.

Jozyrtarisht, mësohet se dy persona në rrugën Alija Avdoviq me armë automatike kanë shtënë ndaj veturës Mercedes ku edhe është gjetur i vdekuri.

Policia po punon në zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personave.

Para disa muajve në mënyrë të njëjtë dhe në po të njëjtin vend është vrarë edhe Xhelal Ajeti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *