Home / Lajme / Maqedoni / Ibraimi: Çmim poshtërues për prodhuesit e duhanit

Ibraimi: Çmim poshtërues për prodhuesit e duhanit

18 shkurt-Ai tha se në emër të banorëve dhe prodhuesve të duhanit kërkon nga kompanitë dhe Ministria e Bujqësisë: të rritet dinamika e blerjes të duhanit, të blihet çdo kilogram duhan në afatin ligjor dhe me çmim real, të gjithë duhan-prodhuesit ti fitojë subvencionet e premtuara nga Qeveria.

Banorët e Dollnenit shprehin shqetësime lidhur me çmimin e ulët për blerjen e duhanit. Një reagim i tillë ka ardhur edhe nga Sevgani Ibraimi, përfaqësues i kryesisë së PDSH-së si dhe zyrtar i lartë i kësaj partie në Dollnen, i cili ka reaguar për këtë fakt.

“Kompanitë e licencuara për blerjen e duhanit në rekoltën e këtij viti, cilësinë e duhanit e vlerësojnë me klasat më të ulëta, kurse klasa e parë as që u jepet duhanxhinjve. Çmimi mesatar i blerjes sillet prej 130 – 150 denarë për një kilogram duhan, që do të thotë 30% më pak se në rekoltën e kaluar. Me këtë çmim poshtërues duhan-prodhuesit në asnjë mënyrë nuk i mbulon shpenzimet e bëra, duke marrë parasysh çmimet e naftës, energjinë elektrike, ushqimin, plehrat artificiale dhe shpenzimet e tjera të jetesës. Kompanitë e blerjes manipulojnë me duhan-prodhuesit me kriteret e vlerësimit të duhanit, qëllimisht e ngadalësojnë dinamikën e blerjes me qëllim që duhan-prodhuesit duke mos pasur rrugëdalje tjetër të mos kërkojnë vlerësimin real dhe me atë, duhani t’u merret me klasa të ulta”, theksoi Ibraimi.

Ai tha se në emër të banorëve dhe prodhuesve të duhanit kërkon nga kompanitë dhe Ministria e Bujqësisë: të rritet dinamika e blerjes të duhanit, të blihet çdo kilogram duhan në afatin ligjor dhe me çmim real, të gjithë duhan-prodhuesit ti fitojë subvencionet e premtuara nga Qeveria.

“Komuna e Dollnenit si prodhues më i madh i duhanit në vend, me këtë çmim mesatar humb mbi 5 milioni euro. PRANDAJ PUBLIKISHT PYESIM: A e dini Sekretari Shtetëror në Ministrinë e bujqësisë, Besir Jashari dhe shokët e tij ” ÇFARË NDODH NË DOLLNEN me duhanxhinjtë?”, theksoi Ibraimi. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *