Home / Sport / Ibraimi, dy gola për 5 minuta

Ibraimi, dy gola për 5 minuta

Goli i parë për Ibraimin erdhi në minutën e 21-të duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa të dytin e ka shënuar vetëm pas katër minutash lojë, në minutën e 25-të. 

Sulmuesi shqiptar, Besart Ibraimi, shënoi dy gola të tjerë në fitoren 5-0 të E.N. Paralimniou ndaj Alki-t, në takimin e luajtur të dielën pasdite.Kështu, kërçovari e vazhdon në mënyrë perfekte gjysmësezonin e mbetur në kampionatin qipriot. Goli i parë për Ibraimin erdhi në minutën e 21-të duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa të dytin e ka shënuar vetëm pas katër minutash lojë, në minutën e 25-të. Ky është goli i gjashtë i Ibraimit në fanellën e skuadrës së re, duke e bërë atë njërin nga lojtarët më të spikatur. Golat tjerë janë shënuar nga Tofash (42’), Tzemah (81’) dhe Angulo (90’).27-vjeçari me këtë paraqitje të tillë sigurisht që duhet të tërheqë vëmendjen e trajnerit të reprezentacionit të Maqedonisë, Boshko Gjurovski për miqësoren ndaj Letonisë më 5 mars.Pas 22-javëve të zhvilluara , E.N. Paralmniou gjendet në pozitën e parafundit me 11 pikë. Ibraimi në ditën e fundit të afatit kalkimtar të janarit kaloi nga Sevastopoli në E.N. Paralimniou.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *