Home / Sport / Ibraimi: I dëshiroj fat Kosovës, do të luaj për Maqedoninë

Ibraimi: I dëshiroj fat Kosovës, do të luaj për Maqedoninë

“Jo, nuk luaj për Kosovën!?Askush nuk më është paraqitur, ndërsa edhe nuk mendoj të luaj për ata.Kush të dëshiron lë të luaj, por unë s’jam ai”, deklaroi sulmuesi i skuadrës italiane Cagliari.

Edhe pse Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, ka deklaruar se dyert e përfaqësuesës së Kosovës në futboll në të ardhmen janë të hapura për çdo futbollist, Agim Ibraimi, reprezentuesi i Maqedonisë, është decid lidhur me këtë pyetje.Ai në një deklaratë për gazetën sportive maqedonase “Makedonski sport” ka pohuar se i dëshiron fat Kosovës, ndërsa do të vazhdoj të luaj për Maqedoninë.“Jo, nuk luaj për Kosovën!?Askush nuk më është paraqitur, ndërsa edhe nuk mendoj të luaj për ata.Kush të dëshiron lë të luaj, por unë s’jam ai”, deklaroi sulmuesi i skuadrës italiane Cagliari. “I dëshiroj shumë fat Kosovës. Mirëpo unë do të luaj për Maqedoninë. Do t’i ngel besnik deri në fund.Këtu i kam kaluar të gjitha ekipet zinxhirë dhe do të mbetem deri sa selektorët mendojnë se kam kualitetin e nevojshëm. Personalisht nuk kam dëgjuar se dikush nga Maqedonia do të shkojë të luaj për Kosovën. Ndoshta ka edhe të tillë, dhe ajo është normale. Prioritetet e mija janë të fokusuara në ndeshjet e Maqedonisë”, ka thënë Ibraimi, i cili ka paralajmëruar se do të vijë në ekipin kombëtar për ndeshjen e 5 marsit kundër Letonisë në Shkup.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *