Home / Lajme / Maqedoni / Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së për president (VIDEO)

Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së për president (VIDEO)

Tetovë, 26 Shkurt – Kryetari i përgjithshëm i kuvendit të Partisë Demokratike Shqiptare Iljaz Halimi, do të jetë kandidat i kësaj partie për president në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale në Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi gjatë një pres konference në selinë e partisë në Tetovë.

Kreu i PDSH-së shpreson se profesor Iljaz Halimi do të arrijë të merr maksimumin e votave tek shqiptarët dhe sipas liderit të PDSH-së z. Menduh Thaçi më pas do të pritet që të ketë negociata të vërteta me partitë maqedonase për të drejtat e shqiptarëve.

Ndërkaq, nga ana e tij profesor Iljaz Halimi është shprehur i kënaqur që ai do të jetë kandidat për president duke nënvizuar se do të arrijë të marrë mbështetjen e votuesve shqiptarë.

Deklarata e Kryetarit të PDSH z.Menduh Thaçi lidhur me kandidatin për zgjedhjet presidenciale

“Është konferencë për shtyp solemne, e kam edhe obligim statutar, por më tepër e kam nder që sot ta prezantoj kandidatin për kryetar shteti, që do ta përfaqësojë në këtë garë Partinë Demokratike Shqiptare. Pata mundësinë të konsultoj strukturën e partisë dhe shumë njerëz të tjerë që ja duan të mirën çështjes shqiptare.Të gjithë ramë dakord se profesor Ijazi është momentalisht kandidati më i mirë që mund ta kenë shqiptarët. Për mua kjo çështje ka të bëjë pak edhe me emocione, për shkak se profesor Iljazin e kam pasur pedagog dhe profesor në shkollë të mesme që në vitet 1983. Atëherë kam qenë shumë krenar që kam mund ta kem mësues, profesor dhe pedagog profesor Iljazin. Sot bile jam pak më shumë krenar që profesor Iljazi nëpërmjet mbështetjes time si kryetar i PDSH dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, besoj edhe gjithë shqiptarëve, do të arrij që në këtë garë t’i bind edhe ata shqiptarë që janë më skeptikë se ne shqiptarët e Maqedonisë jetojmë në tokat tona, i duam të drejtat tona dhe nuk lejojmë që të drejtat tona të bëhen pjese e pazareve jo-dinjitoze të strukturave tjera politike”.

Në pyetjen gazetareske se a mund kandidati i PDSH-së të hyjë në raundin e dytë, Kryetari deklaroi:

Pa dyshim. Përveç aspektit moral dhe kombëtar ne e kemi analizuar edhe një aspekt tjetër që është tekniko strategjik. Politika pa strategji është një letër e shkruar. Ma merr mendja, kam besim të plotë se ne do të arrijmë bashkë me partinë, me profesor Iljazin dhe me gjithë shqiptarët që ti grumbullojmë votat e gjithë shqiptarëve, t’i mobilizojmë të gjithë, se është shumë e rëndësishme për shqiptarët. Po të arrijmë ta bëjmë këtë, kandidati ynë mund të arrije të ketë minimum 350 000 mijë vota. Në këtë situatë gjërat janë shumë të qarta, favorit në këto zgjedhje është kandidati i partisë qeveritare VMRO-DPMNE-së, z.Ivanov. Dhe në rast se kjo strategji e jona realizohet, në raundin e dytë hynë z.Ivanonv si kandidat i VMRO-së dhe profesor Iljaz Halimi si kandidat i PDSH-së, unë u premtoj shqiptarëve se atëherë do të shohin se si arrihet konsensus i vërtetë, se si detyrohet partneri maqedonas që ti realizojë çështjet për të cilat shqiptarët ka mbi 20 vjet që luftojnë. Në një bisedim të këtillë, për mundësinë e konsensusit, do të ishte krejtësisht normale që kandidatët që hynë në raundin e dytë, kandidati që pretendon të fitojë, mundësisht të kërkojë mbështetjen edhe të kandidatit të dytë. Por këto biseda nuk mund të bëhen vetëm në nivel të kandidatëve presidencial. Pushteti i vërtetë buron te qeveria, nëse kandidati i qeverisë është favorit, nëse ai donë të bisedojë me kandidatin tonë, duhet të bisedojë për kërkesat e Partisë Demokratike Shqiptare. Ka dilema të vogla se nuk do të mund të arrijmë këtë mobilizim, por të jeni të sigurt se unë jam shumë optimist, këmbëngulës, do të përdori edhe shumë faktorë të rëndësishëm në jetën publike të shqiptarëve në Maqedoni, në jetën publike të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri t’u them se kjo situatë është momenti ndoshta më serioz këto 24 vite, që ne shqiptarët definitivisht në tavolinë të negociojmë në mënyrë shumë dinjitoze me maqedonasit për ardhmërinë e këtij shtetit, për realizimin e të drejtave tona, e kështu me radhë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *