Home / Lajme / Maqedoni / Infrastruktura pengesë për biznesin Shqipëri-Maqedoni

Infrastruktura pengesë për biznesin Shqipëri-Maqedoni

11 shkurt – Maqedonia dhe Shqipëria duhet ta përmirësojnë bashkëpunimin tregtar. Investimet në infrastrukturë janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e relacioneve të biznesit, vlerësuan përfaqësuesit e Odave ekonomike të dy vendeve, gjatë takimit të zhvilluar të martën. Aty u vlerësua se qeveria shqiptare në vitet e fundit ka bërë investime të mëdha në infrastrukturë.

“Bashkëpunimi ekonomik, siç shihet, i mungon dy shteteve, për shkak se është gjithnjë në kornizat e politikave ekonomike të kyçura në programet e ngushta të partive politike, dhe asesi të gjejë platformë më të gjerë, e cila sipas nesh duhet të jetë gjithnjë prezente”, tha Nikolin Jaka, nga Oda Tregtare dhe Industriale e Tiranës.

Me një rëndësi të veçantë shihet Korridori 8. “Qeveria shqiptare duhet të bëjë hapa përpara, por kjo do të thotë se edhe Qeveria shqiptare nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat e sektorit privat. Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë është shumë më mbrapa, sidomos në rehabilitimin pse hapjen e korridoreve të cilët mundësojnë dhe shkurtojnë transportin e mallrave dhe kohën nga Tirana drejtë Shkupit”, u shpreh Ilir Zhila, kryetar i Lidhjes së Odave Tregtare të Shqipërisë.

“Të njëjtën e presim edhe nga Qeveria e Maqedonisë, të investojë më shumë në bashkëpunimin ndërkombëtar, sidomos atë evropian, në drejtim të rikonstruimit të infrastrukturës drejt Durrësit dhe TiranësЌ, deklaroi Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Mirëpo, përveç infrastrukturës, biznesmenët theksuan se janë të domosdoshme edhe forume të vazhdueshme ekonomike si dhe mundësi për paraqitjen e përbashkët në tregjet e vendeve të treta.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *