Home / Lajme / Maqedoni / Ish nxënësi i shkollës Migjeni i dyshuar për alarmin e rejshëm me bombë

Ish nxënësi i shkollës Migjeni i dyshuar për alarmin e rejshëm me bombë

Tetovë, 12 shkurt – “Me urdhër të veçantë të gjykatësit hetues policia ka konfiskuar kompjuterin e tij, do të bisedohet me atë në prezencë të prindërit rreth motiveve dhe arsyeve pse ka dërguar email kërcënues në adresë të arsimtarëve dhe përgjegjëses së shkollës” tha Josifovski, raporton Televizioni Koha.

14 vjeçari nga Tetova ish nxënës në shkollën fillore Migjeni në Tetovë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase është i dyshuari kryesor për dërgimin e emalit kërcënues në adresë të përgjegjësses së kësaj shkolle dhe tetë arsimtarëve.

Lajmin për Televizionin Koha e ka konfirmuar zëdhënësi i sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovski. Sipas tij, bëhet fjalë një 14 vjeçar ish-nxënës në këtë shkollë, transmeton Televizioni Koha.

“Me urdhër të veçantë të gjykatësit hetues policia ka konfiskuar kompjuterin e tij, do të bisedohet me atë në prezencë të prindërve rreth motiveve dhe arsyeve pse ka dërguar email kërcënues në adresë të arsimtarëve dhe përgjegjëses së shkollës” tha Josifovski, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, në orët e paraditës një email kërcënues se nëse nuk gjejnë 100 mijë denarë do të shpërthejë bombë në shkollën Migjeni. Emailin ai e kishte shkruar me nofkën “I Çmenduri i Retarduar”, por në fund rezultoi se kishte qenë alarm i rejshëm. Policia kishte larguar të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe puntorët në shkollë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *