Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov rikandidohet për mandatin e dytë

Ivanov rikandidohet për mandatin e dytë

Shkup, 25 Shkurt – Presidenti aktual Gjorge Ivanov sot konfirmoi se do të kandidohet edhe për një mandat të ri.

“Duke pasur parasysh gjitha sfidat dhe perspektivat me të cilët u përballëm, me përkushtim dhe qasje të përgjegjshme, me dëshirë për arritjen e sukseseve të mëtejmë për atdheun tonë të cilët do jenë në interes të të gjithë qytetarëve, dua të deklaroj se solla vendim të pranojë iniciativën për kandidimin tim për president të Maqedonisë dhe do e deponoj kandidaturën time në Konventën e VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Gjorgje Ivanov, president i vendit.

Ai thekson se shpreson se do të nominohet si kandidat i partisë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE në konventën e caktuar më 1 mars. Sipas tij, kandidatura e tij ka mbështetje të gjërë nga të gjitha komunitetet.

“Unë besoj se të gjithë së bashku, qytetarët e Maqedonisë: maqedonët, shqiptarët, turqit, serbet, romët, vllehtë, boshnjakët e tjerët, të krishterët, myslimanët, ateistët kemi potencial dhe kapacitet për të sjellur vendime të mëdha dhe këtë e kemi treguar. Jam krenar që së bashku, bashkëqytetarë të mi, kemi bërë shumë për atdheun tonë”, theksoi Ivanov.

Gjorgje Ivanov, profesori universitar i drejtësisë në vitin 2009 hyri në politikë si kandidat për president i partisë VMRO-DPMNE, i propozuar nga disa intelektualë maqedonas. Ai fitoi këto zgjedhje në balotazh, duke siguruar edhe mbështetjen e votës shqiptare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *