Home / Lajme / Maqedoni / Jashtë Maqedonisë të gjithë jemi maqedonas

Jashtë Maqedonisë të gjithë jemi maqedonas

21 Shkurt – Shqiptarët e Maqedonisë sado që të përpiqen nuk mund të bindin asnjë të huaj se janë shqiptar. Në të gjitha letërnjoftimet e shtetasve të Maqedonisë në anglisht shkruan Nationality- Macedonian, përktyer në shqip kombësia -maqedonase. Njëjtë shkruan edhe në pasaportë, ku, në anglisht shkruan Nationality, për shtetësinë në vend të Citizenship.

Shukri Rushiti nga Shkupi nuk ka arritur që ti bind autoritetet belge se është shqiptar. Ai ka dash të luajë futboll në një nga klubet e Belgjikës, por kurrsesi nuk ka arrit që ti bindë ata se është shqiptar. “Rreth gjysmë ore kemi debatuar dhe nuk arrita që ti bind ata të klubit se jam shqiptarë. Më pyetën nga vjen, çfarë kombësie ke dhe pyetje të ngjashme. Unë i thash se vij nga Maqedonia dhe jam shqiptar. Ata më kërkuan letërnjoftimin dhe kur panë letërnjoftimin tim më thanë, jo ti nuk je shqiptar, ti je maqedonas. Unë u përpoqa t’ua shpjegoj se në Maqedoni jetojnë edhe shqiptarë, edhe maqedonas, edhe të tjerë. Ata më thanë, po e qartë është, por në letërnjoftimin tënd shkruan se kombësia juaj është maqedonase. I thash se kam gjak shqiptari, por më kot, ata bazoheshin në dokumentet e mia”, thotë Rushiti për “Lajm”.
Fjala anglisht Nationality, përkthehet kombësia, por edhe shtetësia dhe krijon konfuzion, sidomos me shtetet multi-etnike siç është Maqedonia.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski tha për gazetën “Lajm”, se kur dalim jashtë Maqedonisë, të gjithë jemi maqedonas, pasi nëse na ndodh ndonjë problem i drejtohemi ambasadës së Maqedonisë së atij shteti.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë rënë në hall. Ata nuk kanë asnjë dokument me të cilin do të mund të tregonin kombësinë e tyre. Përveç librit të Amzës asnjë dokument tjetër nuk e tregon përkatësinë etnike.
Edhe në formularin M1/M2, në grafën ku shkruhet përkatësia etnike, Arjan Mehmetin e kanë shkruar maqedonas. “Nuk e di pse e kanë shënuar ashtu. Ndoshta është gabim teknik, por mund të jetë edhe e qëllimshme”, thotë ai.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *