Home / Lajme / Maqedoni / Java tjetër vendimtare për zgjedhjet e parakohshme

Java tjetër vendimtare për zgjedhjet e parakohshme

19 shkurt-Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime të larta të partive të koalicionit qeveritar, të cilët japin sinjale të qarta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që d o të mbahen në pako me ato presidenciale, por në raundin e dytë zgjedhor, që nënkuptohet në fund të muajit prill.

Në Maqedoni nga fundi i javës tjetër pritet shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime të larta të partive të koalicionit qeveritar, të cilët japin sinjale të qarta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që d o të mbahen në pako me ato presidenciale, por në raundin e dytë zgjedhor, që nënkuptohet në fund të muajit prill.

Nga fundi i kësaj jave pritet të qartësohet skenari për të shpërndarë Parlamentin, dhe se në këtë drejtim ekziston gatishmëri edhe nga partitë e opozitës maqedonase dhe asaj shqiptare. Në kuadër të këtyre debateve do të diskutohet edhe plani për shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të gjitha partitë politike kanë shprehur gatishmërinë dhe miratimin e tyre për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato tashmë kanë nisur aktivitetet në terren, duke aktivizuar degët dhe forumet e tjera partiake

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *