Home / Lajme / Maqedoni / JICA japoneze interes për Strugën, pas vërejtjeve të Selës

JICA japoneze interes për Strugën, pas vërejtjeve të Selës

4 shkurt-Takimi me JICA-n mund të konsiderohet mjaft i suksesshëm, duke qenë se u ra dakord, që të fillohet me projektin për studimin e rrjetit të kanalizimeve, duke përfshirë, vjetërsinë, amortizmimin, kapacitetin e gypave dhe të kolektorit në veçanti.

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ka shfaqur interesin e saj për të mbështetur me projekte konkrete komunën e Strugës. Përfaqësues të kësaj organizate po qëndrojnë në këtë komunë, ndërsa dje kanë takuar edhe kryetarin e saj, Ziadin Sela dhe përfaqësues të institucioneve të tjera profesionale të komunës.

Para disa muajsh ishte Komuna e Ohrit , ajo që i priti përfaqësuesit e kësaj agjencie. Pas kritikës që bëri Kryetari i komunës së Strugës, duke qenë se në territorin e komunës së Strugës shtrihet kolektori, i cili shërben për të dy komunat në funksion të pastërtisë së Liqenit dhe pas shprehjes së dëshirës që këto lloj mbledhjesh të mbahen në Strugë, JICA i’u përgjigj pozitivisht kësaj vërejtjeje duke zhvilluar këtë takim mjaft të suksesshëm.

Kështu, pas njohjes me problematikat në vija të trasha nga ana e kryetarit të komunës dhe administratorëve përkatës, përfaqësuesit e JICA kërkuan të dinë më tepër sa i përket problematikës financiare dhe bashkëpunimin me Komunën e Ohrit. Kryetari ashtu si edhe më herët njoftoi për politikat jo të drejta që zhvillohen nga ana e pushtetit qendror duke vënë në dukje qasjen me standarde të dyfishta sa i përket problemit të përbashkët financiar me çështjen e ‘’Proaqua’’.

Takimi me JICA-n mund të konsiderohet mjaft i suksesshëm, duke qenë se u ra dakord, që të fillohet me projektin për studimin e rrjetit të kanalizimeve, duke përfshirë, vjetërsinë, amortizmimin, kapacitetin e gypave dhe të kolektorit në veçanti.

Ky studim do të kryhet nga ana e JICA-s dhe nga ana e Komunës së Strugës. Pritet , që ky studim të shpjegojë me detaje ndërhyrjet e dëmshme në sistemin e kanalizimeve, nga ujërat atmosferikë. Nga rezultatet e testimeve në veçanti dhe gjithë projekt-studimit në përgjithësi pritet, që të identifikohen pikat , që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje dhe sanim. Përfaqësuesit e JICA, premtuan gjithashtu për asistencë në zgjidhjen e problemit të kanalizimit nëpërmjet projektimit dhe gjetjes së investitorëve të ndryshëm

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *