Home / Lajme / Maqedoni / Kalliri i Mirësisë shpërndau veshmbathje për fëmijët (VIDEO)

Kalliri i Mirësisë shpërndau veshmbathje për fëmijët (VIDEO)

Tetovë, 26 Shkurt – Shoqata Humanitare Kalliri i mirësisë sot ka bërë shpërndarjen e pakove me tesha në shkollat fillore të komunës së Tetovës.

Ky projekt është pjesë e fushatës ndërkombëtare, të cilin e ndërmori Princi i Dubait pranë Emirateve të Bashkuara Arabe Muhamed Bin Rashid Al Maktum, fushatë kjo e cila synon të bëjë ndarjen e veshmbathjes për 1.000.000 fëmijët e varfër në gjithë botën.

Në komunë e Tetovës në mënyrë zyrtare tesha janë shpërndarë në shkollën fillore Përparimi në Reçicë të Madhe ku ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Po ashtu, organizata para disa ditëve bëri edhe shpërndarjen e veshmbathjeve për mbi 200 jetimë të cilët janë të regjistruar pranë Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”.

Vlen të përmendet se ky projekt do të vazhdojë të realizohet ditëve të ardhëshme edhe ne komunat tjera të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *