Home / Lajme / Maqedoni / Kalon në heshtje një vjetori i vdekjes së Fadil Sulejmanit (VIDEO)

Kalon në heshtje një vjetori i vdekjes së Fadil Sulejmanit (VIDEO)

Tetovë, 11 shkurt – Sot mbushen një vjet që kur u nda nga jeta themeluesi dhe rektori i parë i universitetit të Tetovës Fadil Sulejmani.

Në një vjetorin e parë pa pishtarin e arsimit shqip Fadil Sulejmani nuk është organizuar asnjë manifestim përkujtimor apo homazhe tek varri i tij në varrezat e Tetovës. Edhe në universitetin e Tetovës, nuk është organizuar asnjë ceremoni në një vjetorin e vdekjes së rektorit të parë të këtij universiteti. Në anën tjetër asnjë institucion tjetër, shoqatë apo parti politike nuk e ka parë të udhës që të përkujtojë një vjetorin e vdekjes së Fadil Sulejmanit.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Shoqata Zgjate Dorën ka vendosur bilborde në qendrën për kulturë në Tetovë, në qendër të Tetovës dhe në qendrën tregtare Iliria Centër me mbishkrimin “Na mungon ideologu, themeluesi i UT-së”. Nga kjo shoqatë theksuan se në këtë mënyrë kanë përkujtuar në një vjetorin e vdekjes së tij, themeluesin e Universittit të Tetovës.

Fadil Sulejmani është ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit të vitit 2013, në moshën 73 vjeçare. Ai ishte themeluesi dhe rektori i parë i Universitetit të Tetovës në vitin 1994. Lindi në fshatin Bozovcë të Tetovës, ndërsa ka doktoruar në Prishtinë në fushën e Albanologjisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *