Home / Sport / Karaxhiç: Nuk e duam Januzajn, familja e tij ishte në UÇK

Karaxhiç: Nuk e duam Januzajn, familja e tij ishte në UÇK

22 Shkurt-2014-Numri një i futbollit serb, ka mbetur i habitur se si talenti i Mançester Junajtidit e ka refuzuar përfaqësuesen e Kosovës. “Është hera e parë që dëgjoi se Januzaj i ka thënë “jo” Kosovës.

Edhe Tomislav Karaxhiçit, kreut të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), i ka ardhur rasti të flasë për Adnan Januzajn. Numri një i futbollit serb, ka mbetur i habitur se si talenti i Mançester Junajtidit e ka refuzuar përfaqësuesen e Kosovës. “Është hera e parë që dëgjoi se Januzaj i ka thënë “jo” Kosovës. Është pak e çuditshme. Duhet shikuar se cilat janë arsyet. Megjithatë, zgjedhja e lojtarëve është detyrë e trajnerit”, ka deklaruar Karaxhiç për sitin “alo.rs”. Ai ka përjashtuar mundësinë që talenti kosovar të luajë për përfaqësuesen e Serbisë. “Unë do të isha kundër paraqitjes së tij për ekipin tonë. Edhe pse nuk diskutohet kualiteti i tij, ndoshta një arsye për të cilën Januzaj nuk do të mund të luante për Serbinë do të ishte se familja e tij ishte në anën e UÇK-së kundër Serbisë gjatë bombardimeve në vitin 1999.

Prindërit e tij më herët kanë braktisur Kosovën, ndërsa daja i tij Shemsedini ka qëndruar të luftoj kundër Serbisë”, ka theksuar Karaxhiç. Ai ka insistuar se rasti i Januzajt nuk mund të bëhet çështje politike. Sipas Karaxhiçit, në Serbi politikanët nuk përzihen në përzgjedhjet e lojtarëve. “Alo.rs” ka publikuar një tabelë, ku shihen ekipet në të cilat Januzaj nuk do të luajë. Sipas tyre, kosovarit i kanë mbetur edhe tre opsione: Anglia, Belgjika dhe Turqia

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *