Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënohen se do të ndërpresin transportin e nxënësve (VIDEO)

Kërcënohen se do të ndërpresin transportin e nxënësve (VIDEO)

Tetovë, 4 shkurt – Nxënës të shkollave të mesme nga komunat rurale të Tetovës rrezikojnë që të mos kenë transport për shkak se kompanitë nënkontraktuese të tenderit janë të revoltuar për shkak të mospagesës së faturave nga ana e operatorit “Bashkim Tours”.

Kompanitë private të cilët bëjnë transportin e nxënësve të shkollave të mesme nga komunat rurale janë kërcënuar se do të ndërpresin transportin nëse nuk u paguhen shlyhen borxhet. Kompanitë “Fert Atomik”, “Faba Trade”, “Eva Bus”, “Nerasht Kompani”, “Vea Tours” dhe “Union Bus”, janë kompani nënrealizuese të shërbimit të transportit të nxënësve në shkollat e mesme ndërsa tenderin për transportin e nxënësit e ka fituar Bashkim Tours. Drejtorët e shkollave kanë bërë të ditur se edhe përkundër paralajmërimeve për ndërprerje të transportit megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ata kanë nënvizuar kontratë kanë me një kompani dhe nuk kanë njohuri se me cilat kompani tjera është bërë nënkontrata për realizim.

Ndërkaq, këta kompani përmes një letre kanë njoftuar komunën e Tetovës dhe drejtorët e shkollave të mesme ku bëjnë të ditur se nga 4 shkurti do të ndëpresin transportin e nxënësve të shkollave të mesme por megjithatë deri te ndërpreja nuk ka ardhur pasi që kompanitë ende janë në bisedime me pushtetin lokal dhe bëjnë të ditur se për çdo vendim do të njoftojnë opinionin.

“Ende nuk ka vendim për ndërprerje të transportit, jemi në biseda e sipër dhe njëherë për njëherë nuk do të bojkotojmë transportin e nxënësve”, kanë thënë nga kompania Fert Atomik dhe Faba Trade.

Në letrën e këtyre kompanive më tej theksohet. “Me që bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme të papaguara, për të njejtat jemi të ngushtuar të procesuojmë procedurën gjyqësore pranë gjykatës kompetente në Tetovë, mbase ndonjë prej neve edhe e ka bllokuar xhiro-llogarinë e operatorit. Ndonëse një hap i tillë të vetëdijshëm nuk është edhe aq i pëlqyeshëm duke pasur parasysh domosdoshmërinë e ndjekjes së procesit mësimor, ju lutemi për mirëkuptim sepse këtë hap e ndërmorrëm pas disa njoftimeve që ja kemi bërë operatorit, nga kriza e gjithmbarshme nuk kemi mundësi më tutje ti përballojmë shpenzimet, ngase jemi të ngushtuar nga borxhet e shumave të mwdhaja që nuk na shlyen bartësi i kontratës”, thuhet në njoftimin e këtyre kompanive të adresuar komunës dhe drejtorëve të shkollave të mesme.

Në fund të letrës theksohet se “nuk mundemi ta kuptojmë se si është e mundur kaq vite të mos na shlyhen faturat, kur mjetet për transportin e nxënësve janë dotacione pra mjete financiare të destinuara edhe se atë në pajtim me dispozitata ligjore u transferohen pushteteve loakle nga buxheti qendrore në afatet kuartale. Të bindur në këtë fakt pse të jetë e mundur që operatori ekonomik bartësi i kontratës që të mos i përmbush detyrimet”, thuhet në njoftimin e lëshuar të gjitha shkollave të mesme dhe kounës së Tetovës.

Redaksia e Televizionit Koha ka kërkuar prononcim edhe nga kompania Bashkim Tours prej nga nuk kanë dhënë asnjë informim në lidhur me letrën e këtyre kompanive. Poashtu kanë heshtur edhe nga komuna e Tetovës të cilët edhe pse gjatë tërë ditës kemi tentuar ti kontaktojmë megjithatë nuk janë prononcuar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *