Home / Lajme / Rajon / Kërkohet drejtësi për viktimat e 10 shkurtit 2007

Kërkohet drejtësi për viktimat e 10 shkurtit 2007

10 shkurt-“Përgjegjësia e vetme ka qenë dorëheqja e shefit të atëhershëm të Policisë së UNMIK-ut, Stiven Kurtis si dhe dorëheqja e ish ministrit për Punë të Brendshme, z. Fatmir Rexhepi. KMDLNj edhe atëherë por edhe tani e bënë përgjegjës kryesor për këtë krim z. Stiven Shuk, ish zëvendës administrator i UNMIK-ut i cili ka koordinuar dhe urdhëruar shtypjen e protestës me dhunë”, thuhet në komunikatë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se krimi i 10 shkurtit 2007 nuk mund të harrohet duke e mbyllur rastin, prandaj kërkon vendosjen e drejtësisë duke kërkuar përgjegjësi penale për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë krim ndaj protestuesve paqësorë.

KMDLNJ thekson se më 10 shkurt 2007 protestat paqësore të organizuara nga Lëvizja “Vetëvendosje”! u shtypën në mënyrë të dhunshme nga Policia e UNMIK-ut me ç’rast policët e kontingjentit rumun të kësaj policie ekzekutuan nga afërsia protestuesit Arben Xheladini dhe Mon Balaj, ndërkaq plagosën rëndë dhe lehtë afërsisht 100 protestues paqësorë.

KMDLNj ka monitoruar ato protesta dhe ka bërë përpjekje që të ndërmjetësojë te udhëheqësit e atëhershëm të Shërbimit Policor të Kosovës që të mos lejohet përdorimi i dhunës.

KMDLNj në kohën kur është kryer ky krim i pashembullt ka kërkuar hetime dhe përgjegjësi për ata që planifikuan e kryen apo nuk e penguan krimin.

“Përgjegjësia e vetme ka qenë dorëheqja e shefit të atëhershëm të Policisë së UNMIK-ut, Stiven Kurtis si dhe dorëheqja e ish ministrit për Punë të Brendshme, z. Fatmir Rexhepi. KMDLNj edhe atëherë por edhe tani e bënë përgjegjës kryesor për këtë krim z. Stiven Shuk, ish zëvendës administrator i UNMIK-ut i cili ka koordinuar dhe urdhëruar shtypjen e protestës me dhunë”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj përkujton se nga përgjegjësia politike, morale dhe mbase edhe penale nuk mund të përjashtohen as një pjesë e udhëheqësish së atëhershme të Kosovës dhe një pjesë e mediave elektronike dhe të shkruara që u bënë mbështetës të krimit që u bë nga Policia e UNMIK-ut, duke informuar në mënyrë tendencioze dhe të shtrembëruar.

Këshilli… kërkon që viktimat e këtij krimi, Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar ndërsa familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës. Edhe të plagosurit duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *