Home / Lajme / Maqedoni / Kërkohet vetëdije më e lartë për pastërtinë publike (VIDEO)

Kërkohet vetëdije më e lartë për pastërtinë publike (VIDEO)

Tetovë, 12 shkurt – Vitin kaluar në rajonin e Pollogut janë regjistruar gjithsej 138 shkelje të ligjit për pastërti publike.

Numri më i madh i shkeljeve që kanë ndodhur vitin e kaluar gjegjësisht shkelësit janë sanksionuar me dënime prej 50 euro në kundërvlerë me denarë, apo me punë vullnetare me interes publik, njoftojnë nga policia e Tetovës. Nga policia thonë se nuk është i vogël numri i personave që sillen të përgjegjshëm në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit ndaj ambientit dhe ndaj mbrojtjes së tij. Disa hudhin mbeturina në vende publike si p.sh. çamcakëza dhe filtera të duhanit, ambalazheve të ushqimeve, letrave dhe mbeturina të tjera. Por rrallë herë mund të shihen persona që shkruajnë grafite të ndryshme nëpër muret e banesave, në vende publike, në të shumtën e rasteve në mënyrë të vetëdijshme shkaktojnë dëme nëpër kopshtet e fëmijëve duke marrë pajisje dhe që i shesin nëpër otpadeve.

Drejtori i NPK-së Xhelal Ceka tha se në bazë të planit qyteti është ndarë në tre kategori.

Ai ka paralajmëruar se këtë vit do të ketë kampanjë për ngritjen e vetëdijes për pastërtinë publike në Tetovë. Ndërkohë që duke marrë parasyshë gjendjen e këtillë SPB Tetovë apelon deri te qytetarët sidomos te të rinjtë që të kenë kujdes ku i lënë mbeturinat sepse në rast të kundërt do të përballen me dënime të paraparë në bazë të ligjit për pastërti publike, dënimet të cilët sillen nga 50 deri 4000 euro në kundërvlerë me denarë, varësisht nga dëmi dhe karakteri i shkeljes së ligjit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *