Home / Lajme / Maqedoni / Kerry: Ballkani, Evropa Qendrore nën barrën e korrupsionit

Kerry: Ballkani, Evropa Qendrore nën barrën e korrupsionit

2 shkurt-
Në fjalën e tij në Konferencën e Mynihut, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ritheksoi planin e administratës Obama për të zhvendosur fokusin e politikës së jashtme nga veprimet ushtarake tek diplomacia. Komentet e zotit Hagel bëhen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar misionin ushtarak në Irak, pas tërheqjes së trupave nga Iraku në 2011 dhe në përgatitje për të tërhequr forcat nga Afganistani brenda këtij viti.

Sekretari i Shtetit John Kerry është ndalur tek problem i korrupsionit me të cilin përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore.

“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare,” tha sekretari Kerry.

Konferenca e Mynihut për Sigurinë është një aktivitet vjetor ku diskutohen sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimi SHBA-Evropë për ballafaqimin me problemet aktuale. Siguria e Evropës dhe bashkëpunimi në përgjigje të sfidave globale ishin ndër temat kryesore ku u ndal dje Sekretari i Shtetit John Kerry gjatë fjalës së tij në konferencë.

“Në botën e sotme me kërcënime komplekse, siguria dhe udhëheqja jonë mbështetet në të gjithë elementët e fuqisë sonë – përfshirë një demokraci të fortë dhe të bazuar tek parimet”. “Po ashtu ato varen tek mobilizimi i fuqisë së aleatëve tanë më të fortë. Asnjë vend nuk mund të zgjidhë i vetëm sfidat e ditëve tona”, theksoi Kerry.

Sipas tij, forumet e tilla si Takimi i Mynihut janë shumë të rëndësishme për të kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe forcën e unitetit tonë.

Në fjalën e tij në Konferencën e Mynihut, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ritheksoi planin e administratës Obama për të zhvendosur fokusin e politikës së jashtme nga veprimet ushtarake tek diplomacia. Komentet e zotit Hagel bëhen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar misionin ushtarak në Irak, pas tërheqjes së trupave nga Iraku në 2011 dhe në përgatitje për të tërhequr forcat nga Afganistani brenda këtij viti.

“Tani që Shtetet e Bashkuara lënë pas eksperiencën 13 vjeçare të luftës, e kemi të qartë se e ardhmja kërkon një epokë të re ku të forcojmë lidhjet dhe fqinjësitë me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me vendet në Evropë”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *