Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët sërish debatojnë për rrogat e puntorëve (VIDEO)

Këshilltarët sërish debatojnë për rrogat e puntorëve (VIDEO)

Tetovë, 27 Shkurt – Ulja e rrogave të puntorëve të komunës së Tetovës sërish ka qenë në qendër të vëmendjes së seancës së radhës të këshillit të komunës së Tetovës.

Reagimi ka qenë i këshilltarëve të PDSH-së, të cilët edhe njëherë kanë debatuar për uljen e rrogave të puntorëve të administratës së komunës së Tetovës.Debati është nxitur në pikën e tretë të rendit të ditës gjegjësisht propozim vendimi për ndryshim dhe plotësimin e vendimit për kryerjen e buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2014. Me këtë vendim plotësohet buxheti për rritjen e pagës për 5 përqind për puntorët e administratës në bazë të vendimit të qeverisë. Koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së Durim Luma, nënvizoi se vendimi për uljen e rrogave është banal dhe se komuna nuk ka dhënë sqarime adekuate për këtë.

Ndërkohë që kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Isen Xhemaili, ka kërkuar nga këshilltarët që të përmbahen në pikën e rendit të ditës. Reagoi këshilltari i BDI-së Irfan Shabani, i cili tha se vendimi është marrë në bazë të raportit të revizionit. Ndërkaq më pas ka ndërhyrë edhe këshilltari i PDSH-së Bardhyl Dauti i cili tha se buxheti i komunës është autonom dhe nuk ka të bëjë me buxhetine shtetit.

Ndërkaq, edhe në këtë seancë nuk kishte përfaqësues të sektorit për financa dhe buxhet nga komuna e Tetovës, që u shtrua si kërkesë nga këshilltarët e PDSH-së edhe në seancat paraprake.

Poashtu gjatë seancës së këshillit të komunës u miratua edhe propozim vendimi për avancimin e sportit në komunën e Tetovës pas marrjes në kompetencë të katër objekteve sportive nga ana e komunës.

Enver Beqiri nga sektori për arsim dhe veprimtari botore në komunën e Tetovës tha se me këtë vendim parashihet që të përpilohet strategji dhe studim për avancimin e sportit në komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *