Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë deri më 30 prill mund të kërkojnë subvencione për HALLALL (VIDEO)

Kompanitë deri më 30 prill mund të kërkojnë subvencione për HALLALL (VIDEO)

28 Shkurt – Deri më 30 prill kompanitë të aplikojnë për marrje të subvencioneve për vendosjen e standardit HALLALL, apeloi sot ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.

Shteti për herë të parë siguron mbështetje për implementimin e këtij standardi dhe bashkësia e biznesit këtë duhet ta shfrytëzojë. Qëllimi është, përmendi Saraçini, rritje e konkurrencës dhe marrja e tregjeve të treta. “Janë projektuar gjithsej 3,1 milionë denarë për vendosjen e plotë të standardit HALLALL në rreth 10 kompani. pres që deri më 30 prill të paraqiten të paktën aq dhe të marrin mjete përderisa i plotësojnë kushtet e nevojshme”, tha ministri pas takimit të sotëm me biznesmenët.

Në 20 vitet e fundit vetëm 11 kompani vendore kanë vendosur HALLALL, ndërsa te katër të tjera në vijim është procedura për implementim. “Në fillim kishte interes shumë të madh për vendosjen e HALLALL-it dhe tani kur Qeveria siguron subvencione për të qenë më konkurrues dhe të hyjmë në tregjet e treta, jehona është shumë e vogël”, theksoi Menderez Kuçi nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Në tregjet në Be, SHBA, Australi, gjithnjë e më shumë kërkohen prodhimet HALLALL. Në Kroaci, për dallim, 60 kompani janë me HALLALL të certifikuar, ndërsa në BeH 50.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *