Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit për 9 muaj miratoi 8 plane detale urbanistike

Komuna e Gostivarit për 9 muaj miratoi 8 plane detale urbanistike

14 shkurt-Inxhinieri i diplomuar i Arkitekturës, Jeton Salija tha se pas konstituimit të Këshillit të ri të komunës kanë marrë iniciativa për miratimin dhe marrjen e pëlqimit edhe për plane tjera detale urbanistike.

“Nga muaji Prill i vitit 2013 e deri në shkurt të vitit 2014, komuna e Gostivarit ka marr pëlqime për 8 plane detale urbanistike”, theksoi sot Jeton Salija nga Sektori i Urbanizmit të komunës së Gostivarit, në një konferencë për shtyp njoftoi me dinamikën e planeve që janë zhvilluar për periudhën e kaluar prej nëntë muajsh.

“I njoftojmë qytetarët e komunës së Gostivarit, se vetëm gjatë muajit Janar kemi marr pëlqime për pesë plane detale, kurse gjithsejtë prej në Prill të vitit 2013 e deri më tash kemi miratuar tetë plane detale dhe disa plane i kemi në procedurë dhe kemi informatë se kanë kaluar, mirëpo pëlqimet do të merren vetëm pasi të mbarojnë zgjedhjet Presidenciale, për shkak të rekomandimit nga Agjencia për Antikorrupsion. Vetëm gjatë muajit Janar kemi kaluar pesë plane detale, edhe atë: Bllokun 39 që është edhe iniciativë e ngritur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Bëhet fjalë për një investim të huaj që është duke u përgatitur dhe përfshinë pjesën e rrugës së Zdunjës në krahun e djathtë për në Debresh, është bllok detal që është paraparë industri e lehtë dhe jo ndotëse”, theksoi Salija.

Sipas tij, një plan detal që një periudhë kohore që është endur nëpër ministri dhe nuk ka marr pëlqim është Blloku urban 11 dhe përfundimisht është zgjidhur çështja e planit dhe tani qytetarët mund të pajisen me leje të rregullta ndërtimi dhe mund të rregullojnë standardin e jetesës së tyre me ndërtime të reja.

Inxhinieri i diplomuar i Arkitekturës, Jeton Salija tha se pas konstituimit të Këshillit të ri të komunës kanë marrë iniciativa për miratimin dhe marrjen e pëlqimit edhe për plane tjera detale urbanistike.

“Janë ngritur iniciativa për Bllokun urban 2, kemi ndryshuar kufijtë e Planit detal – Blloku 41, kemi dërguar për pëlqim në Ministrinë e Transportit edhe disa plane për të cilat kemi informatë se do të marrën pëlqim, por për shkak të procedurave të zgjedhjeve Presidenciale, janë ndërprerë me rekomandim të Agjencisë për Antikorrupsion është Blloku 7, ndryshim dhe plotësim i Planit Gjeneral Urbanistik, ndërsa planet tjera janë në fazë të përpunimit nga ana e përpunuesve të planeve detale”, tha Salija.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *