Home / Lajme / Rajon / Kosova feston gjashtë vjetroin e pavarësisë (VIDEO)

Kosova feston gjashtë vjetroin e pavarësisë (VIDEO)

Prishtinë, 17 shkurt – Në Kosovë sot është shënuar gjashtë vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, qysh në orët e hershme të mëngjeist të sotëm kanë valvitur flamujt e Kosovës dhe ato kombëtar nëpër rrugët e kryqytetit të Kosovës dhe qyteteve të tjera. Ndërkaq, në Prezak familja Jashari kishte hapur dyert për vizita. Në varrezat e Jasharajve kishin bërë homazhe krerët më të lartë të shtetit, ndërsa kryeministri dhe kryetarja e kosovës, Hashim Thaci dhe Atifete Jahjaga nuk janë ndalur në shtëpinë e Jasharajve në Prekeaz, kurse këtë familje e ka vizituar Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancëspër ardhmëri të Kosovës. Duke komentuar mos vizitën e kryeministrit dhe presidentes në familjen Jashari nipi i Adem Jasharit Murat jashari tha se familja e tyre ka hapur dyert për të gjithë ata që janë të interesuar ta vizitojnë familjen Jashari.“Nuk i di arsyet, besoj se përgjigjen më të mirë dhe më të saktë mund të ua japin ata vet”, tha Jashari. Homazhe janë bërë edhe tek varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.Ndërkaq, në sheshin e Prishtinës është organizuar edhe manifestim ku kanë parakaluar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit Hashim Thaci kryeministër I Kosovës dhe kryetarja e shtetit Atifete Jahjaga. të cilët mbajtën fjalim.

Ndërkaq Thaçi dhe Jahjaga kanë vendosur kurora me lule dhe kanë bërë homazhe edhe tek busti I heroit kombëtar Zahir Pajaziti në Prishtinë. Në kuvendin e Kosovës fjalim para të pranishmëve ka mbajtur kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Ndërkaq, telegram urime dërguar edhe liderët e partive politike shqiptare në maqedoni, Thaçi, Ahmeti, Osmani. Poashtu telegram urime dërguan edhe liderët nga Preshevë dhe shteti amë nga Shqipëria.Krahas tyre nuk kanë munguar telegram urimet e kryetarëve të komunave, përfaqësues të sektorit civil, shoqata joqeveritare dhe forume civile.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *