Home / Sport / Kosova miqësore me Haitin

Kosova miqësore me Haitin

Përfaqësuesja e Haitit do të jetë kundërshtari i Kosovës për ndeshjen e parë miqësore, e cila pritet të zhvillohet me 4 mars në stadiumin Olimpik, Adem Jashari në Mitrovicë.

Dështimi i ndeshjes miqësore Kosovës – Xhamajka, nuk e ka penguar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ta gjej menjëherë një kundërshtar për ndeshjen miqësore të 4 marsit.Gazeta Express e ka zbuluar se përfaqësuesja e Haitit do të jetë kundërshtari i Kosovës për ndeshjen e parë miqësore, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpik, Adem Jashari në Mitrovicë.Ndërkohë, Express ka kontaktuar edhe me zyrtarë të FFK-së, por nuk kanë dashur ta zbulojnë emrin e kundërshtarit, i cili është Haiti.Sekretar i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka paralajmëruar se emri i kundërshtarit do të zbulohet të mërkurën gjatë një konference për media.“Nuk mund të them asgjë. Të mërkurën pritet të dihet gjithçka, ndërsa emrin e kundërshtarit e dinë vetëm kryetari Vokrri dhe menaxheri që e ka aranzhuar këtë takim”, ka thënë Salihu për Express.Kosova ka pasur edhe disa opsione tjera si: Ishujt Faro, Mauritania e disa të tjera, por për kundërshtar e kanë zgjedhur Haitin. Megjithatë, FFK pritet që të mërkurën ta zbulojë emrin e kundërshtarit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *