Home / Lajme / Rajon / Kosovë, në muajin mars pritet rënia e Qeverisë Thaçi

Kosovë, në muajin mars pritet rënia e Qeverisë Thaçi

10 shkurt-Burime nga LDK-ja kanë thënë se aktualisht kanë filluar bisedimet me dy partitë kryesore opozitare për tu koordinuar për rrëzimin e qeverisë Thaçi. Një kordinim i mirë pritet të sjellë rrëzimin në javën e dytë të marsit.

Në Kosovë kanë nisur debatet partiake për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, e cila për çdo ditë po humb fuqinë e saj dhe numrin e deputetëve, pas arrestimit të deputetit më të fundit Ukë Rugova, i cili ishte votues dhe përkrahës për mbijetesën e kësaj qeverie.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si partia e dytë parlamentare sot do të vendos në rend dite të kryesisë qendrore çështjen e shqyrtimit të raportit për zgjedhjet lokale 2013 si dhe parapërgaditjet për zgjedhjet e përgjithshme.
Por burime pranë kësaj partie kanë paralajmëruar për gazetën Bota Sot se do të shqyrtohet edhe mundësia apo kombinatorikat për rrëzimin e Qeverisë Thaçi.

Burime nga LDK-ja kanë thënë se aktualisht kanë filluar bisedimet me dy partitë kryesore opozitare për tu koordinuar për rrëzimin e qeverisë Thaçi. Një kordinim i mirë pritet të sjellë rrëzimin në javën e dytë të marsit.

Aktualisht përllogaritet se Thaçi nuk kontrollon më shumë se 51 deputetë në Parlament, që nënkupton se 51 deputetët e tij nuk mund ta shpëtojnë qeverinë aktuale gjatë mocionit të mosbesimit që do të propozohet në mars nga LDK-ja dhe opozita e kordinuar.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *