Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Duhet ta dimë se kush po spiunon Kosovën dhe qytetarët

Krasniqi: Duhet ta dimë se kush po spiunon Kosovën dhe qytetarët

06.02.2014… Ata njerëz që kanë deklaruar se ende ka persona që punojnë për shërbime sekrete serbe duhet t’i japin emrat, theksoi Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi të enjten në seancën plenare të Kuvendit se duhet të dihet se kush po vazhdon ta spiunojë Kosovën dhe qytetarët e saj në shërbimet sekrete serbe.

Ai tha se nuk do të deklaronte këtë po që se me këtë çështje do të merreshin organet kompetente.

Krasniqi tha se deklarimet e disa ekspertëve të shërbimeve të inteligjencës gjatë kohës së viteve ’90-ta se edhe sot në Republikën e Kosovës ka shumë bashkëpunëtorë të Shërbimit inteligjent serb janë tepër shqetësuese, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, deklarimet se edhe sot ka individë që spiunojnë Kosovën janë tejet shqetësuese përkundër asaj që ende nuk ka ligj që rregullon këtë çështje.

Ai tha se Prokuroria, gjegjësisht organet përgjegjëse është dashur t’i marrin në pyetje këta persona, në mënyrë që të dihet kush janë ata që punojnë për shërbime të huaj.

Ata njerëz që kanë deklaruar se ende ka persona që punojnë për shërbime sekrete serbe duhet t’i japin emrat, theksoi Krasniqi.

Ndryshe, ditë më parë Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve të inteligjencës edhe gjatë kohës së viteve ’90-ta, i përfshirë direkt në shërbimin sekret të Republikës së atëhershme të Kosovës, në emisionin Rubikon në KTV pati thënë se sot në Republikën tonë ka shumë bashkëpunëtorë të Shërbimit Inteligjent Serb.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *