Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: 31 vjeçari kërcënon anëtarët e familjes ‘ do të ngrejë shtëpinë në ajër ‘ (VIDEO)

Kronika e zezë: 31 vjeçari kërcënon anëtarët e familjes ‘ do të ngrejë shtëpinë në ajër ‘ (VIDEO)

Tetovë, 20 Shkurt – 31 vjeçari nga Tetova do të përballet me padi penale për dhunë familjare pasi që kishte kërcënuar anëtarët e familjes se me mjet shpërthyes do të ngrejë shtëpinë në ajër.

Policia e Tetovës ka bërë të ditur se ka ngritur kallxim penal ndaj 31 vjeçarit G.Gj, nga Tetova, për shkak të ushtrimit të dhunës në familje, vënien në rrezik të jetës së familjarëve si dhe mbajtje dhe tregti me armë të cilët i ka psoeduar pa leje. Sipas policisë G.Gj më datë 18 të këtij muaji nën ndikim të alkoolit ka filluar zënkë verbale me babain, ku më pas u është kërcënuar se me mjet shpërthyes do të ngrejë shtëpinë në ajër. “Pas denoncimit të rastit në polici, zyrtarët policor në bashkëpunim me prokurorin publik në bodrumin e shtëpisë kanë gjetur mjete shpërthyese, me ç`rast janë foto dokumentuar dhe janë dorëzuar për hetim. Të akuzuarit G.Gj i është caktuar masa me 30 ditë paraburgim” njofton policia e Tetovës.

– Vjedhje në banesën e 36 Vjeçarit

Persona të paidentifikuar kanë bastisur banesën në rrugën Boris Kidric në Tetovë në të cilën ka jetuar T.S. 36 vjeçar nga fshati Sllatinë. Hajnat pasi e kanë thyer derën dhe pasi kanë bastisur në tërësi banesën kanë marrë 300 euro dhe 3000 denarë si dhe stoli të ndryshme ari, njofton policia e Tetovës. Është kryer hetim dhe janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *