Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: 43 vjeçari nga Gostivari hidhet nga kati i tretë (VIDEO)

Kronika e zezë: 43 vjeçari nga Gostivari hidhet nga kati i tretë (VIDEO)

Tetovë, 27 Shkurt – Në mes datës 25 dhe 26 të këtij muaji persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e M.O. 88 vjecar nga fshati Novakë të Tetovës, ndërsa rastin në polici e ka denoncuar djali i tij A.O 62 vjecar bëjnë të ditur nga policia e Tetovës.

– Vjedhje në shtëpin e 88 vjeçarit në fshatin Novakë të Tetovës

Në mes datës 25 dhe 26 të këtij muaji persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e M.O. 88 vjecar nga fshati Novakë të Tetovës, ndërsa rastin në polici e ka denoncuar djali i tij A.O 62 vjecar bëjnë të ditur nga policia e Tetovës. Hajnat me forcë kanë hapur derëne bodrumit dhe pas bastisjes së plotë të shtëpisë kanë marë stoli të ndryshme ari dhe rreth 6000 euro. Sipas A.O dëmi i përgjithshëm material nga kjo vjedhje është 861.000 denar. Është kryer hetim dhe janë marë masa dhe aktivitete për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plote të këtij rastit.

– Sulmohet 36 vjeçarja nga nga burri i saj

36 vjecarja me inicialet S.S nga Gostivari, mbrëmë ka denoncuar në polici se ka qenë e malltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga burri i saj pa kuror I.R rreth orës 18 atëherë kur burri ka arritur në shtëpi më një grua tjetër dhe S.S i ka thënë të shkojë, pas cka i ka kërkuar stolitë e arit dhe e ka goditur duke ju kërcënuar se përsëri do ta rrah njofton policia e Teotvës.
Sipas tregimit të S.S e frikësuar që mos ta godas prap ajo ia ka dhënë stolitë e arit dhe më pas rastin e ka paraqitur në polici. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

– Aksident në autostradën Tetovë – Shkup

Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në autostradën Tetovë – Shkup në afësri të fshatit Grupçin, vetura e tipit Shkoda Oktavija me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga 37 vjecari M.B nga Shkupi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga njofton policia. Vozitësi ka kaluar pa lëndime, ndërsa është shkatruar një pjesë e mburojës së autostradës. Dëmi material është llogaritur rreth 300 mijë denar ndërsa policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

– 43 vjeçari nga Gostivari hidhet nga kati i tretë

Mbrëmë gjysëm ore pas mesnate në spitalin e qytetit të Gostivarit ka mbëritur 43-vjeçari gostivaras me inicialet Xh.Z me lëndime të rënda trupore. Pas intervenimit mjeksor ai urgjentisht është transferuar në klinikën e Shkupit për shërim të mëtëjshëm. Sipas policisë, 43 vjeçari lëndimet i ka marrë pasi që ka kërcyer nga ballkoni i banesës ku ka jetuar bashkë me të vëllain e tij. Rastin e ka parë një fqinj nga pallati përballë i 43-vjeçarit, i cili e ka paraqitur rastin në polici. Personi ka kërcyer nga kati i tretë i ndërtesës, ndërsa brenda në banesë, në njërën dhomë, ka lënë një letër ku sqaron arsyet se pse ka vendosur ti jap fund jetës së tij. Është kryer ekspertiza dhe po merren të gjitha hetimet që kanë të bëjnë në lidhje me rastin në fjalë, thuhet në kumtesën lëshuar për media nga Sektori i Punëve të Brendshme, Tetovë, Marjan Josifoski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *