Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Aksion kontrollues në 6 restorane në Gostivar (VIDEO)

Kronika e zezë: Aksion kontrollues në 6 restorane në Gostivar (VIDEO)

Tetovë, 05 shkurt – Zyrtarë të SPB-së në Tetovë dje rreth orës 16 dhe 19 kanë kryer aksion kontrollues në 6 restorane në Gostivar në rrugën “Braqa Milladinov“ dhe në rrugën e Ilindentin.

Në këtë aksion në bashkëpunim me drejtorin e të ardhurave publike, janë regjistruar 11 shkelje të ligjit për duhan dhe janë lëshuar po aq thirje për pagesë të dënimit për personat që janë takuar në këto ambiente të mbyllura duke pirë duhan njofton policia e Tetovës. Për personat që janë takuar duke pirë duhan dëminet arijnë deri 150 euro ndërsa për lokalet nga 2000euro deri 4500euro. Shkeljet tjera të hasura në këto lokale do të sanksionohen nga drejtoria për ë ardhura publike njofton policia e Tetovës.

– Vjedhje në manastirin “Sveti Jovan Kristitel” në fshatin Bellovisht të Tetovës.

Mes datës 2 dhe 4 të këtij muaji deri më tash persona të panjohur kanë kryer vjedhje në manastirin “Sveti Jovan Kristitel” në fshatin Bellovisht të Tetovës njoftojnë nga policia. Hajnat me forcë kanë hapur derën dhe pasi kanë hyrë Brenda kanë marë 3000 denar dhe gjësende tjera me vlerë dhe pa u vërejtur nga askush janë zhdukur nës drejtim të panjohur. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e ploë të rastit dhe gjetjen e autorëve njofton SPB Tetovë.

– Vidhet arë në shtëpinë e 49 vjecarit I.M. nga fshati Jellovjan i Tetovës.

Dje rrreth orës 18 dhe 21 persona të panjohur duke shfrytëzuar mungesën e familjarëve në shtëpi kanë kryer vjedhje në shtëpinë e 49 vjecarit I.M. nga fshati Jellovjan i Tetovës njoftojnë nga policia. Pasi kanë hapur me forcë dritaren, hajnat në tërësi kanë kërkuar hapësirën e brendshme të shtëpisë nga një sirtarë kanë vjedhur 14 lloje të ndryshme të stolive të arit dhe pa u vërejtur nga askush kanë ikur në drejtim të panjohur. Demi i llogaritur material kap vlerën 1300 euro. Nga policia bëjnë të ditur se janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.

– Aksident në fshatin Kamenjan

Mbrëmë rreth orës 23 në fshatin Kamenjan vetura e tipit Golf 3 e drejtuar nga 26 vjecari A.S. ka humbur kontrollin me crast ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin për ujitje njofton policia e Tetovës. Nga kjo fatkeqësi drejtuesi i makinës ka marrë lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore i lënduari është mbajtur në spitalin klinik në Tetovë. Është kryer hetim i plotë dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth kësaj fatkeqësije. Dëmi i llogaritur matrial kap vlerën 20 mijë denarë përderisa si shkak i kësaj fatkeqësije mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës thonë nga policia.

– Lëndohet shtetasi i Austrisë gjatë montimit të gjeneratorit në hidrocentralin e Vrutokut.

Dje rreth orës 13 e 30 minuta pas montimit të gjeneratorit në hidrocentralin e Vrutokut është vetëlënduar shtetasi i Austrisë me qëndrim të përkohshëm në vendin tonë F.L(63) i cili ka qenë i angazhuar me këto aktivitete njftojn nga SPB Tetovë. Ai ka goditur me kokë një sandëk dhe ka marë lëndimë të lehta trupore. I është dhënë ndihmë mjeksore në spitalin e Gostivarit dhe janë zbardhur arsyet dhe rrethanat tjera të vetëlëndimit thonë nga policia.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *