Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Arestohen tre banorë të Bogovinës (VIDEO)

Kronika e zezë: Arestohen tre banorë të Bogovinës (VIDEO)

Tetovë, 25 Shkurt – Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur kallxim penal kundër tre personave nga Bogovina.

Sipas policisë padi penale është ngritur ndaj 26 vjeçari A.A për shkak të dyshimeve se ka kryer tre vepra penale, “përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregëti me armë apo materie shpërthyese, rrezikim të sigurisë së përgjithshme si dhe rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë rahjes. Poashtu padi penale është ngritur edhe kundër 58 vjeçarit N.R dhe R.N 36 vjeçar për armëmbajtje pa leje. Që të tre të hënën janë nxjerrë para gjykatësit hetues ku u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

– Pranga për 49 vjeçarin

– Policia e Tetovës ka vënë në pranga 49 vjeçarin M.R nga Tetova të hënën në rrugën e “Ilindenit” i cili është kërkuar për vuajtje të dënimit pre dy vitesh për shkak të veprave të rënda ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Pas arrestimi i njejti është dorëzuar për të vjajtur dënimin në burgun e Tetovës.

– Arrestohet 32 vjeçari nga Tetova

– Policia e Tetovës ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 32 vjeçarit LL.I nga Tetova. “Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër të gjykatës së Tetovës,me vërtetim janë konfiskuar, dy paketime me pluhur të bardhë, sasi e konsiderueshme e materies bimore, matëse elektronike, 60 plumba të kalibrit 7.62, pushkë gjuetie me 13 plumba, dy jelek antiplumb, si dhe një legjitimacion zyrtar i policisë. Gjithçka që është gjetur do të analizohet ndërsa LL.I është arrestuar dhe mbahet në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë”, informoi policia e Tetovës e cila punon në zbardhjen e rastit. Nga policia e Tetovës kanë bërë të ditur se personi në fjalë nuk është polic edhe pse është gjetur një legjitimacion zyrtar i policisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *