Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Gruaja e rreh burrin me laptop dhe tërheq zvarrë (VIDEO)

Kronika e zezë: Gruaja e rreh burrin me laptop dhe tërheq zvarrë (VIDEO)

Tetovë, 12 shkurt – 48 vjecari Z.Gj nga Tetova mbrëmë ka denoncuar se rreth orës 21 e 30 minuta është sulmuar nga ish bashkëshortja e tij V.Gj 52 vjecare me të cilën jetojnë në të njejtën shtëpi njofton policia.

Sipas tregimit të tij V.Gj fillimisht e ka goditur me laptop në kokë ku ka qenë duke punuar dhe më pas ka filluar ta tërheq zvarrë dhe e ka kërcënuar, me crast i ka shkaktuar lëndime të dukshme. Pas denoncimit të rastit V.Gj është thirur në stacion është biseduar me të dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti njofton policia.

– Arestohen dy vjedhës

72 vjecarja N.J nga Tetova ka denoncuar në polici se mbrëmë rreth orës 20 përderisa ka kaluar në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë nga pas i janë afruar persona të panjohur dhe i kanë marrë qesen dhe kuletrën që i ka pasur në dorë dhe më pas kanë ikur në drejtim të rrugës “Lubo Bozhinovski –Pish” njofton policia e Tetovës. Vjedhësit A.K 24 vjec dhe O.B 22 vjec menjëherë janë kapur nga zyrtarë policor me crast nga A.K janë marrë kuletra dhe 2 telefona mobil që i janë kthyer 72 vjecares N.J. Policia bën të ditur se dy hajnat janë marrë në pyetje nga prokurori publik dhe janë mbajtur në stacionin policor me crast janë marrë aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit.

– Vidhet transfotmatori në stacionin e pyjeve të Maqedonisë

46 vjecari M.A nga Gostvar dje ka denoncuar vjedhje në transformatorin në stacionin e pyjeve të Maqedonisë, që gjendet në Banjicë të Poshtme njofton policia e Tetovës. Hajnat kanë hapur derën me crast kanë vjedhur gjësende të ndryshme ndërsa dëmi material është llogaritur 200 mijë euro. Është kryer hetim ndërsa më pas janë kapur 4 të dyshuar të cilët supozohet të jenë kryës të kësaj vjedhje njofton policia .

– Vidhen 100 pula nga stalla në fshatin Bërvenicë

Persona të panjohur mes natës 10 dhe 11 të këtij muaji kanë bastisur në stallën e 38 vjecarit D.K nga fshati Bërvenicë. Hajnat kanë hapur derën dhe ka vjedhur 100 pula. Punohet në zbardhjen e rastit thonë nga policia.

– Goditet me vetur 51 vjeçarja

Dje rreth orës 18 në spitalin klinik të Tetovës është sjellë 51 vjecarja S.M nga Tetova me lëndime të rënda trupore ku sipas tregimit të saj rreth orës 17 në rrugën e Lubotenit në Tetovë ka qenë e goditur nga një veturë pas cka dy persona tjerë e kanë dërguar në spital më crast ka marrë ndihmën e parë dhe është mbajtur për kurim të mëtutjeshë. Pas kryerjes së hetimit janë marrë aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *