Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: I hedh acid në fytyrë shitësit (VIDEO)

Kronika e zezë: I hedh acid në fytyrë shitësit (VIDEO)

Tetovë, 19 Shkurt – Person i maskuar rreth orës 04.00 të mëngjesit të ditës së sotme, i ka hedhur acid klorhidrik pronarit të marketit Merdi Kom që gjendet në rrugën Strasho Pinxhur në Tetovë.

Sipas policisë, person i panjohur me një shishe plastike në dorë ka hyrë në lokalin e tij dhe është afruar tek shitësi S.A 43 vjeçar dhe i ka hedhur acidin në fytyrë disa herë. “Shishen e plastikës me acid e ka lënë në market dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa S.A është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës nga ana e familjarëve dhe pas dhënies së ndihmës së parë është lëshuar për shërim shtëpia”, informon Policia e Tetovë. Sipas SPB-së në kordinim me prokurorin publik është gjetur shishja e plastikës dhe është marë për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa policia punon në zbardhjen e plotë të këij rasti.

– Eksplodon një vetur me gaz (plin) në rrugën Tetovë-Gostivar

Mbrëmë rreth orës 19 e 40 minuta në autostradën Tetovë – Gostivar në afërsi të fshatit Sedllarcë e Epërme, vetura e tipit Dacia Logan me regjistrim të Prilepit ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe pas rrokullisjes ka marrë flakë njofton policia. Ndërkohë që vozitësi S.A 41 vjecar nga Negotina ka kaluar me lëndime të lehta trupore, i është dhënë ndihma mjeksore në spitalin klinik të Tetovës dhe është mbajtur për kurim të mëtutjeshëm. Është kryer hetim dhe janë zbardhur detajet për këtë aksident ndërsa dëmi material llogaritet 150 mijë denar njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *