Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Lëndohet 9 vjeçarja (VIDEO)

Kronika e zezë: Lëndohet 9 vjeçarja (VIDEO)

Tetovë, 11 shkurt – Lëndohet 9 vjeçarja në shkollën fillore “Ismail Qemali” në fshatin Balindoll të Gostivarit.

– Lëndohet 9 vjeçarja në shkollën fillore “Ismail Qemali” në fshatin Balindoll të Gostivarit.

Dje rreth orës 12.00 në oborrin e shkollës fillore “Ismail Qemali” në fshatin Balindoll të Gostivarit është lënduar rëndë 9 vjeçarja nxënëse e kësaj shkolle njofton policia e Tetovës. Pasi është mbyllur dera e oborrit, papraitmas ajo ka dalë nga vendi dhe është përplasur mbi vajzën duke i shkaktuar lëndime serioze në këmbë, me crast menjëher është dërguar në spitalin e Gostivarit dhe pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në spitalin klinik të Shkupit. Është kryer hetim rreth këtij rasti dhe punohet për zbardhjen e plotë si dhe nëse dikush ka pasur për qëllim të lëndoj vajzën thonë nga policia e Tetovës.

– Aksident në rrugën Tetovë – Trebosh

Dje rreth orës 14 në dalje të Tetovës për në fshatin Trebosh ka ndodhur aksident në komunikacion ku pjesmarrës kanë qenë Opel Vektra e drejtuar nga 54 vjecari A.A. nga Tetova dhe Opel Zafira e drejtuar nga L.F. 21 vjecar nga fshati Xhepçisht njofton policia e Tetovës. Në këtë aksident A.A. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak ndërsa L.F. ka kaluar me lëndime të lehta. Janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti njofton policia e Tetovës.

– Aksident në autostradën Shkup – Tetovë

Dje rreth orës 15:50 minuta në autostradën Shkup – Tetovë para nënkalimit për në fshatin Trebosh, vetura e tipit Shervolet Spark me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga S.I. 29 vjecar nga Tetova ka goditur një qen endacak njofton policia e Tetovës. Nga ky aksident nuk ka të lënduar ndërsa dëmi material është llogaritur 20 mijë denar. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *