Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Rahje me thika mes nxënësve në Tetovë (VIDEO)

Kronika e zezë: Rahje me thika mes nxënësve në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 07 shkurt – Një 17 vjeçar nga Zhelina është lënduar me thikë gjatë një zënke me një 16 vjeçar nga fshati Pallaticë.

Sipas policisë së Tetovës 17 vjeçari, nxënës i shkollës së mesme Ekonomike në Tetovë, rreth të enjten orës 19.40 minuta është sjellur në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të marra me thikë. “Sipas rrëfimit të tij, përderisa ai ka qenë duke lëvizur në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë kanë pasur zënkë verbale dhe fizike me një 16 vjeçar nga Pallatica nxënës i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë me ç`rast ai e ka goditur me thikë në krahun e majtë. 17 vjeçari pas lëndimit është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe është mbajtur për kurim të mëtutjeshëm. Sulmuesi dhe dëshmitarët e rastit janë thirur në SPB-në e Tetovës dhe në koordinim me prokurorin publik janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e këtij rasti” njofton policia e Tetovës.

– Vidhen stoli ari në fshatin Kamenjan

30 vjecari F.A. nga fshati Kamenjan dje ka denoncuar në polici se mes datës 3 dhe 5 të këtij muaji persona të panjhur, kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij njofton SPB Tetovë. Hajnat nga çanta që e kanë gjetur në dhomën e gjumit kanë marrë stoli të ndryshme ari me vlerë rreth 4000 euro, ndërsa një pjesë të bizhutervë kanë lënë përsëri në çantë dhe janë zhdukur në drejtim të panjohur. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhje thonë nga policia e Tetovës.

– Vidhen aparate elektrike

Mes datës 5 dhe 6 të këtij muaji persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e garazhit të 56 vjecarit L.A në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë njofton policia e Tetovës. Pas bastisjes së plotë hajnat kanë vjedhur aparate të ndryshme elektrike, ndërsa dëmi material është llogaritur 120 mijë denar. Policia e Tetovës bën të ditur se janë marrë masa për zbardhjen e rasit dhe kapjen e autorëve.

– Dënime për dy lokale që nuk respektuan ligjin e duhanit

Vazhdojnë kontrollet e inspektorëve të DAP në koordinim me policinë e Tetovës nëpër lokale të ndryshme për respektimin e ligjit për dnalesë të pirjes së duhanit. Në aksionin e ditës së enjte, janë kontrolluar 4 restorante në Tetovë në rrugën 120 dhe lokalet pranë tregut të gjelbërt. “Pas kontrollit janë vërtetuar 2 shkelje të ligjit për ndalesë të duhanit dhe po aq persona janë dënuar për mosrespektim të ligjit meç`crast janë përgatitur thirje për pagesë të dënimit, si dhe janë përgatitur edhe thirje për shkelje tjera që janë hasur në këto objekte” njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Ditë më parë në Tetovë janë gjobitur edhe 6 lokale ku nuk është respektuar ligji për duhan.

– Aksident në rrugën lokale Negotinë – Llomnicë

Dje rreth orës 7 e 40 minuta në rrugën lokale Negotinë – Llomnicë, vetura e tipit “Audi” e drejtuar nga 45 vjecari D.D nga Negotina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga njofton policia. Nga ky aksident vozitësi ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në spitalin klinik të Shkupit. 4 bashkëudhëtarët tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak. Është kryer hetim dhe është vërtetuar shkaku i këtij aksidenti njofton SPB Tetovë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *