Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: SPB Tetovë me padi penale kundër 32 vjeçarit (VIDEO)

Kronika e zezë: SPB Tetovë me padi penale kundër 32 vjeçarit (VIDEO)

Tetovë, 26 Shkurt – SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër 32 vjecarit L.I nga Tetova, për vepra penale, prodhim dhe shitje të lëndëve të ndryshme narkotike, posedim dhe tregti me armë apo materje të ndryshme shpërthyese si dhe falsifikim të dokumenteve.

I akuzuari L.I. dje ka dalë përpara prokurorit publik dhe nga ana e gjykatës themelore në Tetovë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë njofton policia e Tetovës.

– Kontrolle në komunikacion

Dje në Tetovë janë kryer aktivitete kontrolluese në komunikacionin rrugor njofton policia e Tetovës. Janë kontrolluar shpejtësia e vozitjes, pas çka janë hasur 17 shkelje të ligjit tejkalim të shpejtësisë, me crast njëri prej vozitësve do të përballet me dënim prej 300 euro dhe marrje të lejës për vozitje në afat prej 3 muaj deri në 1 vjet. Ndërsa për 16 vozitësit e tjerë janë përgatitur dënim prej 45 euro në kundërvlerë me denarë. Gjatë këtij aktiviteti kontrollues gjithashtu janë hasur edhe 3 shkelje të tjera si skadim të regjistrimit, mosrespektim të rregullave të komunikacionit etj, të cilët janë dënuar me 2 fletëpagesa dhe një thirrje për pagesë të dënimit. Aktivitete të këtilla kontrolluese janë planifikuar të mbahen edhe gjatë periudhës së ardhshme me qëllim të zvogëlimit të zvogëlimit të fatkeqësive në komunikacion në rajonin e Tetovës dhe rrethinë.

Policia e Tetovës njofton se krahas shpejtësisë do të ketë edhe kontroll teknik të automjeteve, vozitje në gjendje të dehur, paisje me dokumente adekuate për vozitje ejt.

82 vjecari D.L nga Gostivari dje ka qenë I mashtruar nga persona të panjohur të cilët I kanë marrë 2500 denar dhe kanë ikur njofton policia e Tetovës . Sipas tregimit të tij në afërsi të spitalit I janë afruar persona të panjohur duke I thënë se I duhen para për spital. Plaku u ka besuar dhe ka pritur që personat e panjohur të kthehen, më pas ka kuptuar se është mashtruar dhe rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Gostivar. Janë marrë masa dhe aktivitete për kapjen e personave të kësaj vepre, ndërsa zyrtar policor tahsmë kanë njohuri për cilët bëhet fjalë. Duke pasur parasysh se kohëve të fundit përsëri janë përhapur mashtrimet në regjion, parasegjithash te personat e moshuar, SPB edhe njëher apelon deri te qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm kur bashkëbisedojnë me persona të panjohur dhe dëgjojnë lloje të ndryshme të rrëfimeve. Gjithashtu qytetarëve u apelohet që të mos blejnë produkte nga persona të dyshimtë dhe të mos angazhojnë persona të panjohur që tiu kryejnë ndonjë shërbim, por edhe në rast se ju ndodh dicka e tillë të menjëherë lajmërojnë organet kompetente

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *