Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Tentoi ti ndante pësoi lëndime (VIDEO)

Kronika e zezë: Tentoi ti ndante pësoi lëndime (VIDEO)

Tetovë, 28 shkurt – Tentoi të ndalonte një rahje mes babait dhe xhaxhait por përfundoi me lëndime.

Kështu 21 vjeçarja Q.R nga Tetova të enjten pasdite është dërguar me lëndime në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në Klinikat e Shkupit, njofton policia e Tetovës. “21 vjeçarja lëndimet i ka marrë duke u munduar të ndaloj rrahjen mes babait S.R 51 vjeçar dhe xhaxhait L.R 45 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Tetovë me ç`rast L.R e ka goditur 21 vjeçaren duke i shkaktuar lëndime në kokë”, njofton policia e Tetovës.Nga policia informuan se 45 vjeçari L.R më vonë është marrë në pyetje dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

– Zihet me burrin konsumon diazepam

30 vjeçarja S.B nga Tetova, pas një zënke me bashkëshortin e saj ka konsumuar një sasi të konsiderueshme tabletash Diazepam. “Ajo menjëherë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësorë është lëshuar për kurim shtëpiak. Janë zbardhur të gjitha detajet reth këtij rasti”, njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *