Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Vidhet arë në vler prej 30.000 Euro (VIDEO)

Kronika e zezë: Vidhet arë në vler prej 30.000 Euro (VIDEO)

Tetovë, 18 shkurt – Nga SPB Tetovë njoftojn se mbrëm në shtëpin e 39 vjeçarit në rrugën Shtipska janë vjedhur stoli ari me vler reth 30.000 Euro.

– Vidhet arë në vler prej 30.000 Euro

Vjedhje e rëndë është rregjistruar mbrëmë në Tetovë. Persona të panjohur rreth orës 21.00 kanë arritur të marrin arë në vlerë rreth 1 milion e 800 mijë denarë në shtëpinë e 39 vjeçarit M.T. që ndodhet në rrugën Shtipska. “Ata kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve dhe me forcë kanë hapur dritaren e dhomës së ndejes nga kati përdhesë dhe kanë hyrë në brendi dhe në një komodinë kanë marrë një çantë me saasi të madhe të arit. Vlera e përgjithshme e arrit të vjedhur sipas pronarit është vlerësuar rreth 1 milion e 800 mijë denarë, ose rreth 30 mijë euro”, njofton policia e Tetovës. Policia ka informuar se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë masa për kapjen e autorëve për të cilët SPB-ja tashmë ka njohuri.

– Policia zbardh vjedhjet e kryera gjat muajit Dhjetor

Në ndërkohë Policia e Tetovës ka zbardhur dhjetëra vjedhje të cilët janë kryer në dhjetorin e vitit të kaluar dhe gjatë muajit janar në Tetovë, të kryera në bodrumet e objekteve të locuara në rrugën Boris Kidriç”, “Ilinden” dhe në Bllok 70. Sipas policisë autorë i këtyre vjedhjeve është 38 vjeçari B.L nga Tetova ndaj të cilit është ngritur padi penale. Gjatë vjedhjeve më shumë janë marrë goma, vegla për ndërtimtari, të cilët tashmë u janë kthyer pronarëve.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *